• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja
Home
Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

10 September, 2026 s.autor Politikë

Qeveria prezantoi sot (10 shtator) Programin e ri Kombëtar të Strehimit, që sipas kryeministrit Edi Rama nuk është thjesht një program financiar, por mishërimi i një reforme të thellë strukturore për strehimin në Shqipëri.

“Është një reformë për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në rrugën e marrjes së një shtëpie. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar, por një problem i madh europian”, tha kryeministri.

Sipas tij, reforma mbështetet në gjashtë programe të reja strehimi. Programi i parë është ai i banesave sociale me qira, i cili do të funksionojë ndryshe nga modeli aktual. Rama tha se banesat nuk do të sigurohen vetëm përmes ndërtimeve të reja, por edhe me blerje në treg, përshtatjen e objekteve shtetërore ose të konfiskuara, bonusin e qirasë dhe partneritetin publik-privat.

“Dhënia e banesave sociale me qira do të jetë një program që do të bëhet më kompleks jo vetëm ‘prit të ndërtohet e pastaj të kesh shansin të marrësh një banesë’ ku nuk dihet si përfundon seleksioni. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim  të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara..kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë ccdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit. Patjetër dhe bonusin e qerasë dhe partneritetin publik privat, pra do të përdorim të gjitha instrumentat për të garantuar një ofertë të gjerë për ata që duhet dhe do të mund të marrin banesë sociale me qira” tha Rama

Programi i dytë parashikon banesa me kosto të ulët përmes subvencionimit nga shteti të kredive, ndërsa programi i tretë lidhet me përmirësimin e banesave ekzistuese për grupet vulnerabël, investime në zonat informale dhe përshtatjen e banesave për t’i kthyer në banesa sociale.

“Nuk duam të ndërtojmë blloqe banimi vetëm për njerëz të varfër, por lagje dinjitoze për të gjitha shtresat e shoqërisë. Ata që janë më në nevojë do të kenë mbështetje më të madhe, ndërsa ata që kanë mundësi do të blejnë banesa. Cilësia është e rëndësishme për të gjithë”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ai shtoi se kjo reformë do të shoqërohet me një organizim të ri institucional, ku Agjencia e Planifikimit të Territorit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Enti Kombëtar i Banesave dhe bashkitë do të funksionojnë si një sistem i vetëm.

Sipas kryeministrit, programi do të nisë fillimisht në Tiranë, ndërsa po shqyrtohen edhe zona të tjera në bashki të ndryshme, të cilat janë ftuar të paraqesin propozimet e tyre.

Programi i pestë parashikon krijimin e banesave të përkohshme për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore, si përmbytjet dhe zjarret.

“Programi tjetër është ai i banesave të përkohshme, në kuptimin e të pasurit në dispozicion të infrastrukturës së gatshme për njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, zjarret,  etj. Ne do vazhdojmë të forcojmë kapacitete logjistike për tu përballur me fatkeqësitë në kohë reale por duhet të kemi një sistem mikpritjeje për një periudhë të përkohshme për njerëz të prekur nga fatkeqësitë” tha Rama, duke shpjeguar edhe programin e gjashtë do të fokusohet në ndërtimin e banesave të përshtatura për familjet me persona me aftësi të kufizuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara
Previous article VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

s.autor

Postime të ngjashme

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT