Administrata Tatimore njofton se në mbështetje të operatorëve të transportit publik, ka realizuar në masën 100% fondin e alokuar prej 119,7 milionë lekë, për kompensimin e rritjes së çmimit të karburantit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga skema e kompensimit kanë përfituar 116 subjekte, në kuadër të masave mbështetëse për sektorin e transportit publik.
Skema synon të lehtësojë barrën e shpenzimeve për operatorët, në kushtet e rritjes së kostove të operimit, duke ofruar mbështetje financiare për përballimin e çmimit të karburantit.
Administrata Tatimore vlerëson se masa synon të mbështesë operatorët e transportit publik dhe të kontribuojë në vijimësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Tatimet sqarojnë se fondi prej 119,7 milionë lekësh nuk përfshin kompensimin për shoqëritë që operojnë linjat urbane në Tiranë, pasi kompensimi për këto subjekte mbulohet nga Bashkia e Tiranës.
Tatimet sqarojnë se, në fondin e disbursuar nga Administrata Tatimore nuk përfshihen në skemën e kompensimit shoqëritë e linjave qytetëse në Tiranë që mbulohen nga Bashkia e Tiranës.


