• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…
Home
Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

7 September, 2026 s.autor Jetë

Një rast tronditës i abuzimit seksual të të miturve po shqyrtohet nga drejtësia në Finlandë, ku një 27-vjeçar akuzohet për vepra të ndryshme seksuale ndaj 361 fëmijëve, të cilët dyshohet se i kishte kontaktuar përmes platformave online.

Sipas mediave finlandeze, viktimat janë djem të moshave 9 deri në 15 vjeç, të cilët jetonin në zona të ndryshme të vendit. I pandehuri dyshohet se i kontaktonte përmes rrjeteve sociale, përfshirë Snapchat, dhe i manipulonte për t’i dërguar materiale me përmbajtje seksuale.

Çështja po shqyrtohet nga Gjykata Rajonale e Pirkanmaa-s, ku seanca e parë u zhvillua publikisht, ndërsa procedurat e mëtejshme pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe mbrojtjes së viktimave të mitura.

Rasti doli në dritë pasi policia, gjatë hetimit të një çështjeje tjetër penale në vitin 2022, ekzaminoi telefonin celular të 27-vjeçarit.

Në pajisjen e tij u gjetën mijëra fotografi dhe video të fëmijëve, një pjesë e të cilave nuk ishte bërë e mundur të identifikoheshin.

Fillimisht, policia e kishte hetuar 27-vjeçarin për dyshimin e 364 veprave penale seksuale ndaj fëmijëve. Tre prej rasteve nuk u ndoqën penalisht nga prokuroria, duke e çuar në 361 numrin e veprave për të cilat ai përballet me akuzat.

Sipas autoriteteve, ai përdorte kryesisht komunikimin online për t’u afruar me fëmijët dhe për t’i bindur ata të dërgonin materiale të papërshtatshme. Prokuroria e akuzon për vepra që përfshijnë abuzim seksual të rënduar të fëmijëve, abuzim seksual të fëmijëve dhe shpërndarje të rënduar të materialeve që paraqesin të mitur në mënyrë seksuale.

Gjatë hetimit, 27-vjeçari ka pranuar pjesërisht veprimet për të cilat akuzohet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Pësoi infarkt sapo ra në kontakt me ujin, humb jetën pushuesi nga Kosova në Velipojë
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË SELENICË/ 6 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT