• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga
Home
Breaking News

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

6 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një operacion i gjerë policor kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Sarandë, pas një hetimi dy-mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni i koduar “Vjeshta” ka çuar në kapjen dhe ndalimin e 20 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit, policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, të cilat u gjetën në posedim të shtetasve D. S. dhe Sh. B. Armët janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu sasi kokaine dhe kanabisi, të ndara në dhjetëra doza dhe të dyshuara se ishin përgatitur për shitje, si dhe katër automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Në kuadër të të njëjtit procedim, më 31 korrik 2026, policia kishte arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., ndërsa kishte sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil. Nga hetimet rezulton se personat e përfshirë dyshohet se ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, kryesisht në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.

Gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi, sipas policisë, kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos lejuar kontrollin në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla
Previous article SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

s.autor

Postime të ngjashme

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla Aktualitet

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT