• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…
Home
Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

6 September, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama mund të ketë realizuar një mori intervistash me dhjetëra pyetje, por për herë të parë u përgjigjet plot 300 të tillave. Në një njoftim në rrjetet sociale, ai shihet përballë gazetares Rudina Xhunga, në një intervistë maratonë që i paraprin sezonit të ri të podcastit të kryeministrit, “Flasim.”

Edhe pse zakonisht është kryeministri ai që bën pyetjet në podcast-in e tij, këtë herë vendet duket të kenë ndryshuar.

“Mirëmëngjes dhe me videonjoftimin e Flasim Shqip/Collab, një edicion ekskluziv jashtë sezoneve të podkastit ‘Flasim’, ku i jam përgjigjur për më shumë se katër orë një lumi pyetjesh të Rudina Xhungës, e që së shpejti do ta publikojmë në rrjetet sociale, ju uroj të diel të qetë”, shkruan ai krah videos.

Videoja nis me një dialog pak me humor mes Ramës e gazetares.

Edi Rama: Ti do i bësh vërtet 300 pyetje sot?

Rudina Xhunga: Po, vërtet.

Edi Rama: Maratonë?

Rudina Xhunga: Pse, nuk do ti?

Edi Rama: Jo, jo dakord.

Rudina Xhunga: Jo, unë kam vetëm hallin që ata më shohin kështu si…
Më pas, janë shkëputur fraza të ndryshme gjatë bisedës, të cilat duket t’i referohen temës së nxehtë të investimit në Sazan-Zvërnec, SPAK-ut, mungesës së kryetarit Erion Veliaj në bashkinë Tiranë, ndërhyrjen e pushtetit legjislativ te ai ekzekutiv si dhe një bisedë mbi vetë pushtetin.

“Ka qenë një krim i mandatuar dhe një nga dy ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua, të dy e dinim.

Ata nuk po blejnë ishullin. Ata as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Republikës së Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.

Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata të cilët do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet.

Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh. Prokurori bashkë me një gjykatës u bashkuan bashkë në një dhomë dhe vendosën që të bëjnë kryeministrin, parlamentin dhe presidentin. Unë këtë s’mund ta pranoj.

Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social, politik dhe ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme, ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai do të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”, thotë kryeministri.
Videoja mbyllet sërish me batuta.

Edi Rama: Në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë.

Rudina Xhunga: Mos më shko në fund se do të të pyes, kemi akoma pyetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi
Previous article DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT