• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME”/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç’është ky humor?
Home
Politikë

“SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME”/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç’është ky humor?

5 September, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me nderimet ushtarake që po bëhen nga Serbia për ish-gjeneralin Ratko Mlladiç të njohur edhe si “Kasapi i Bosnjes”, pas vdekjes së tij.

Për Ramën, kjo është një kambanë alarmi për BE, për ta afruar sa më shpejt Serbinë, dhe jo për ta larguar dhe lënë në prehrin e influencave të huaja si Rusia e Kina.

“E di që Serbia është një lloj kafshë shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit, por çfarë është më mirë, ta kesh ulur në tryezë dhe ti thuash jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap, apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike mes Europës, Amerikës, Rusisë e Kinës dhe nuk e di se kujt tjetër… Vietnamit. Kjo është qasja ime. Duhet të ndodhë tani. Ç’është ky, humor, humor. Humori i kujt?”, tha ai.

Nderimet për ish-gjeneralin serb, Ratko Mlladiç nga Beogradi, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, sidomos për masakrën e Srebrenicë, ka shkaktuar një përplasje të fortë mes BE dhe Serbisë. Ndërkohë që Serbisë i janë bllokuar negociatat dhe fondet nga BE, ceremonia për Ratko Mlladiç, u prit jo mirë nga Brukseli, me komisioneren për zgjerimin Marta Kos e cila anuloi vizitën zyrtare në Beograd për shkak të këtij vendimi të Serbisë. Por vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u sigurua për ceremoninë e nderimit të Ratko Mlladiç, duke e konsideruar vendimin dhe shpjegimin e Komisioneres së Zgjerimit të BE, një budallallëk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA
Previous article ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT