• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën
Home
Nderkombetare

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

2 September, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Përpjekjet e Rusisë për të frikësuar Europën do të dështojnë. Ishte kjo deklarata që erdhi nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pas mbledhjes informale të Ministrave të Jashtëm të Unionit 27-anëtarësh në Wicklow të Irlandës, ku u diskutua mbi sulmin rus në aeroportin gjerman të Leipzigut muajin e shkuar.

Kallas deklaroi se Bashkimi Europian do të vijojë me ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa foli për një plan për të kufizuar vizat për qytetarët rusë të cilët duan të vizitojnë shtetet anëtare të Unionit.

“Sulmet në Leipzig kishin shenja të qarta të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti rus. Ajo që ndodhi në Leipzig nuk ishte një incident i izoluar. Që nga viti 2022, kemi parë sulme sistematike në të gjithë Evropën. Sabotimi, sulmet kibernetike, spiunazhi po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të paturpshme. Ne kemi thirrur përfaqësuesin rus në BE dhe po ecim përpara me më shumë sanksione. Ka pasur mbështetje të gjerë brenda vendeve anëtare për kufizime më të ashpra për dhënien e vizave për turistët rusë dhe për të ndalur ish-luftëtarët rusë që të hyjnë në territorin tonë”, tha Kallas.

Pas qeveria gjermane akuzoi të martën zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron me eksploziv në aeroportin e Leipzig, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se autoritetet gjermane kanë identifikuar të dyshuarit e këtij sulmi që janë një burrë i lindur në Rusi me pasaportë letoneze dhe një burrë nga Bjellorusia i cili ka edhe nënshtetësinë ruse, të dy me precedentë të mëparshëm penalë dhe të njohur nga autoritetet.

Teksa Europa po ndërmerr një përgjigje më të fortë ndaj Rusisë, në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe Shqipëria. Kryeministri Edi Rama e cilësoi sulmin në aeroportin e Lajpcigut si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës. Kryeministri shqiptar shiptar shprehu solidaritetin me kancelarin Friedrich Merz, qeverinë dhe popullin gjerman, duke theksuar se kërcënimeve të tilla Berlini zyrtar duhet t’u përgjigjet me vendosmëri.

Më herët, përgjatë kësaj të mërkure, edhe NATO dënoi sulmin rus ndaj aeroportit gjerman, duke deklaruar se Aleanca qëndron përkrah Gjermanisë dhe është e gatshme t’i kundërpërgjigjet çdo kërcënimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro
Previous article KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

s.autor

Postime të ngjashme

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë Botë

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë Botë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT