• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

1 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vite pas përplasjes me armë zjarri të ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tre shtetasve, të cilët ishin proceduar dhe shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Kërkesa në gjykatë është bërë nga drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Arben Nika, pasi nga hetimet e kryera nga prokurorja e çështjes, Irena Sufja, ka rezultuar se nuk ka prova që implikojnë shtetasit V.T, K.N dhe A.K në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, në fshatin Rrilë të Lezhës.

Në këto kushte, Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tre personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Po ashtu, është kërkuar edhe shuarja e masës së sigurimit personal, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personave nën hetim te vendosur me vendimin nr. 690-120, datë 09.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Tashmë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për këtë çështje dhe nëse do ta pranojë kërkesën e Prokurorisë.

Agron Puka u qëllua me armë zjarri mëngjesin e 6 marsit 2024, sapo kishte lënë fëmijët në shkollë, në fshatin Rrilë të Lezhës, duke mbetur i plagosur.

Nga hetimet rezultoi se edhe Puka iu përgjigj të shtënave, duke qëlluar me armë zjarri. Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia në spital, ku kishte marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit
Previous article RIATDHESIMI I 5 SHQIPTARËVE NGA SIRIA/ Reagon ambasada e SHBA: Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

RIATDHESIMI I 5 SHQIPTARËVE NGA SIRIA/ Reagon ambasada e SHBA: Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale Aktualitet

RIATDHESIMI I 5 SHQIPTARËVE NGA SIRIA/ Reagon ambasada e SHBA: Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT