• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave
Home
Aktualitet
Kronikë

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

31 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas mbytjes tragjike të një fëmije 7-vjeçar në ujërat e Drinit të Zi, autoritetet në Dibër kanë ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet ndryshimi i menjëhershëm i prurjeve të lumit, veçanërisht pas hapjes së portave të digave në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, është mbledhur Task-Forca, ku në fokus ka qenë forcimi i masave të sigurisë dhe parandalimi i ngjarjeve të tjera tragjike përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi.

Një prej kërkesave kryesore të ngritura në takim është njoftimi paraprak nga pala maqedonase për oraret e hapjes së portave të digës së Spiljes në Dibër të Madhe. Autoritetet kërkojnë që informacioni të përcillet në kohë, në mënyrë që strukturat shqiptare dhe banorët e zonave përgjatë lumit të kenë mundësi të marrin masat e nevojshme.

Në takim është kërkuar gjithashtu trajnimi dhe shtimi i personelit të reparteve zjarrfikëse në bashkitë Dibër dhe Bulqizë, për t’iu përgjigjur më shpejt rasteve emergjente në ujërat e Drinit të Zi.

Një tjetër masë e propozuar është vendosja e tabelave informuese dhe paralajmëruese në akset kryesore që të çojnë drejt lumit, duke informuar qytetarët dhe turistët për rrezikun e ndryshimeve të papritura të nivelit dhe rrjedhës së ujit, informon TCH.

Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu që operatorët privatë që operojnë përgjatë Drinit të Zi të bëjnë publike oraret e hapjes së portave dhe çdo problematikë që lidhet me rrjedhën e lumit, në mënyrë që informacioni të jetë i aksesueshëm për të gjithë.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të rritjes së turizmit në këtë zonë. Sipas të dhënave të paraqitura në takim, numri i vizitorëve pranë Drinit të Zi këtë vit është rritur me rreth 50% krahasuar me një vit më parë.

Më shumë vizitorë do të thotë edhe më shumë njerëz të ekspozuar ndaj rrezikut. Për këtë arsye, autoritetet kërkojnë që masat parandaluese të mos mbeten vetëm në letër, por të shoqërohen me informim në kohë, sinjalistikë, kapacitete të shtuara të emergjencave dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërkufitar.

Pas tragjedisë, apeli është për më shumë koordinim dhe përgjegjësi, në mënyrë që ujërat e Drinit të Zi të mos kthehen sërish në burim rreziku për banorët dhe turistët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article BE SHTRËNGON RREGULLAT PËR CHATGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti

KONTRABANDË FISHEKZJARRESH/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari, synonte t’i shiste në Tiranë Aktualitet

KONTRABANDË FISHEKZJARRESH/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari, synonte t’i shiste në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT