• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’
Home
Breaking News

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

29 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka parandaluar sot (29 gusht) një ngjarje të rëndë kriminale në Kavajë.

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë zjarri në automjet.

47-vjeçari dyshohet se ishte nisur për të vrarë tre persona që i kishin dhunuar nipin e tij. Gjatë arrestimit 47-vjeçari u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë.

Sipas policisë, lidhur me këtë ngjarje F. H., së bashku me shtetasit A. F., E. D. dhe M. M., kanë dhunuar 18-vjeçarin G.N., kamerier në lokalin e hotelit për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer.

18-vjeçari në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga pas hetimeve kanë rënë edhe djali i pronarit të hotelit dhe një shok i tij, shpallet në kërkim djali tjetër i pronarit, ndërsa procedohet në gjendje të lirë dhëndri i pronarit, të cilët kishin dhunuar 18-vjeçarin, (kamerier në lokalin e hotelit dhe nipi i 47-vjeçarit).

Njoftimi i Policisë:

“Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij, falë informacionit të marrë në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Vihet në pranga 47-vjeçari, i cili u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Arrestohet djali i pronarit të hotelit dhe një shok i tij, shpallet në kërkim djali tjetër i pronarit, ndërsa procedohet në gjendje të lirë dhëndëri i pronarit, të cilët kishin dhunuar 18-vjeçarin, (kamerier në lokalin e hotelit dhe nipi i 47-vjeçarit)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Stacionit të Policisë Golem, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në një hotel në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. H., së bashku me shtetasit A. F., E. D. dhe M. M., kanë dhunuar shtetasin G. N., 18 vjeç, kamerier në lokalin e hotelit, për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer. 18-vjeçari ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kryerjes së veprimeve, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, shtetasi M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë, i armatosur me armë zjarri, ishte nisur drejt hotelit, me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar në afërsi të hotelit automjetin që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë shpine, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Po nga veprimet hetimore rezultoi se vendngjarja ishte pastruar, DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç, banues në Kavajë; u shpall në kërkim shtetasi A. F., 36 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar
Previous article PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja

s.autor

Postime të ngjashme

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja Aktualitet

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT