• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUFTA” ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara
Home
Aktualitet
Kronikë

“LUFTA” ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

28 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lufta me zjarret po vijon prej javësh në terren dhe nga ajri, teksa dëmet në sipërfaqe të djegura janë të konsiderueshme.

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e vendit, ndërsa dy të tjera janë nën mbikëqyrje për ditën e sotme.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 10 vatra zjarri, nga të cilat një është shuar plotësisht.

Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Ndërhyrja më e madhe po zhvillohet në Vajkal, ku operojnë 53 forca, mes tyre 20 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i FA-së. Në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Sipas autoriteteve, këto vatra nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbaç të Himarës po vijon operacioni me dy automjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës.

Një vatër aktive raportohet edhe në Tërbuq të Gjirokastrës, ku po ndërhyjnë tre efektivë me një automjet zjarrfikës.

Ndërsa në Plovisht të Maliqit janë angazhuar tre efektivë dhe një automjet zjarrfikës. Ndërkohë, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë vendosur nën mbikëqyrje.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ato nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

s.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT