• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni
Home
Breaking News

DETAJET NGA ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

27 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të Ergys Agasit në Durrës, një ditë më parë, kanë dalë detaje të reja mbi operacionin e zhvilluar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me SPAK-un.

RTSH mwson me burime nga hetimi se ndjekja e Agasit dhe ish-policit të shpallur në kërkim Uljan Shpataraku nisi në qytetin e Elbasanit, ku një patrullë policie pikasi automjetin tip “Audi Rs6” me të cilin ata udhëtonin.

Pas sinjalizimit, forcat operacionale u vunë në ndjekje të mjetit, duke organizuar një operacion të gjerë për neutralizimin e tyre.

Ndjekja vijoi nga Elbasani në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas Durrësit, deri në zonën e Plepave.

Në këtë pikë, automjeti u rrethua nga forcat operacionale dhe të dy personat u prangosën.

Drejtues i mjetit ishte Shpataraku, ndërsa Agasi udhëtonte si pasagjer.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti rreth 4 mijë euro, ndërsa RTSH ka siguruar foto nga momenti i ndërhyrjes, ku dallohet se makina është rrethuar nga forcat e rendit.

Sipas burimeve, arrestimi i Agasit është rezultat i një hetimi të gjatë, ku strukturat e policisë dhe SPAK-ut kanë monitoruar lëvizjet e tij për muaj me radhë.

Pasi iu komunikua masa e arrestit, biznesmeni u transferua në ambientet e Bllokut të Sigurisë, aty ku do të qëndrojë derisa të dalë para GJKKO-së për vlerësimin e masës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTET RRUGORE NË KORRIK/ Bilanc tragjik, 13 viktima dhe 222 të plagosur në rrugët e vendit
Previous article RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTET RRUGORE NË KORRIK/ Bilanc tragjik, 13 viktima dhe 222 të plagosur në rrugët e vendit Aktualitet

AKSIDENTET RRUGORE NË KORRIK/ Bilanc tragjik, 13 viktima dhe 222 të plagosur në rrugët e vendit

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT