• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U SHTRIVA MES PLUMBAVE”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur
Home
Aktualitet
Kronikë

“U SHTRIVA MES PLUMBAVE”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

25 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një dëshmi tronditëse ka dalë në dritë pas pritës së armatosur në Dukagjin, ku mbetën të vrarë babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni.

Lazër Bashi, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje, ka treguar para grupit hetimor momentet e sulmit dhe mënyrën se si arriti të mbijetojë. Ai ka deklaruar se ndodhej rastësisht në automjet me viktimat dhe ishte ulur në pjesën e pasme të fuoristradës kur autorët hapën zjarr me breshëri, duke përdorur dy armë.

Mes dhjetëra plumbave, Bashi është shtrirë në automjet për t’u mbrojtur, por një plumb e ka goditur në shpatull.

Pas largimit të autorëve, ai ka pritur disa minuta dhe më pas ka dalë nga automjeti. Me telefonin me vete dhe i plagosur, duke humbur gjak, ai ka ecur për rreth 40 minuta, në një distancë prej afro dy kilometrash, deri sa ka mbërritur pranë një lokali në kryqëzimin e rrugës së Pultit me atë të Shoshit, ku kishte sinjal telefonik.

Më pas, i plagosuri ka ndaluar pranë një çezme, ku ka pastruar gjakun nga plaga, ndërsa ka pritur transportin drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Për shkak të humbjes së konsiderueshme të gjakut dhe nevojës për trajtim të specializuar, Bashi është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit. Deri tani nuk ka një person të dyshuar të identifikuar, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse Prelë dhe Lekë Gjoni kishin ndonjë konflikt të mundshëm. Të dy nuk njiheshin si persona problematikë. Lekë Gjoni punonte me kamion, duke transportuar materiale ndërtimi, ndërsa kishte edhe një eskavator në zonën e Dukagjinit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar
Previous article "ÇFARË MË THA PARA KRIMIT"/ Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time...

s.autor

Postime të ngjashme

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"ÇFARË MË THA PARA KRIMIT"/ Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time... Aktualitet

"ÇFARË MË THA PARA KRIMIT"/ Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time...

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT