• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…
Home
Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

15 August, 2026 s.autor Politikë

Pas takimit me kryebashkiakët e bashkive që pritet të bashkohen me njësi më të mëdha, kryeministri Edi Rama pati dje një tjetër përballje me një prej “rebeleve” brenda Partisë Socialiste, kryebashkiakun e Selenicës.

Në fshatin Vajzë të Selenicës u zhvillua edicioni i katërt i “Vajza Fest”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të bukur dhe të rëndësishme për zonën. Një festë që bashkon traditën, kulturën, artin, sportin dhe trashëgiminë, duke sjellë në vëmendje vlerat dhe pasuritë e kësaj treve.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Nertil Bellaj, tha se në këto katër vite Bashkia ka bërë shumë punë, duke ia lënë në dorë kryeministrit të vendosë për fatin e këtij institucioni.

“Kryeministër këtu kemi edhe ujë deti, ujë të kripur. Këto na i ka falur natyra. Ashtu si Labëria e ka famëmadhe historinë, ne si bashki, jemi munduar që për katër vite, famëmadhe do ta bëjmë edhe bashkinë tonë, duke e çuar bashkinë në një nivel tjetër të turizmit malor dhe lumor. Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe të shohim pastaj se si do shkojnë gjërat”,tha kryebashkiaku i Selenicës, i cili ka dalë hapur kundër bashkimit me Vlorën.

Pas fjalës së tij u përgjigj jo pa ironi kreu i qeverisë, i cili u ndal te fjalimi i kryebashkiakut për gjetjen e ujit të kripur në mal.

“Dua të përshëndes kryetarin e Bashkisë, Nertilin dhe ta falenderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur. Dua të përshëndes edhe ministrin e pushtetit vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të kontrolluar si funksionon bashkia e Selenicës”, tha Rama.

Pak ditë më parë kryeministri nisi një tur konsultimesh për reformën e re territoriale, e cila sipas variantit të propozuar nga PS-ja parashikon zvogëlimin e bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës
Previous article MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT