• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse
Home
Nderkombetare

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

13 August, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina disponon vetëm një të dhjetën e raketave interceptuese që i nevojiten urgjentisht për të përballuar sulmet në rritje të Rusisë me raketa balistike. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN, duke paralajmëruar për mungesën kritike të sistemeve mbrojtëse. Sipas Zelenskyt,sulmet ruse me raketa balistike janë shtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, duke goditur veçanërisht rëndë kryeqytetin Kiev. Ukraina, sipas tij, po përballet me rezerva pothuajse të shteruara të raketave interceptuese Patriot.

Zelensky tha se 10% e rezervës aktuale amerikane do të mjaftonte për të ndaluar tëgjitha sulmet ruse me raketa balistike, ndërsa edhe 5% do ta ndihmonte Ukrainëntë përballonte dimrin dhe të shpëtonte jetë njerëzish.

“Këtë vit kemi dy herë e gjysmë më pak interceptorë se në vitin 2025, ndërsa Rusia ka dy herë më shumë raketa balistike çdo muaj. Po u kërkoj partnerëve amerikanë të më shesin 5%. 5% të raketave që kanë në stoqe. Nëse na shesin 5%, do ta kalojmë dimrin dhe do të shpëtojmë jetë njerëzish. Nëse mund të na shesin 10%, do t’i shkatërrojmë të gjitha raketat balistike të rusëve”.

Presidenti ukrainas tha se korriku ishte muaji më vdekjeprurës për civilët ukrainas që prej prillit2022. “Çdo natë ka sulme dhe katër ose pesë herë në muaj kemi sulme masive. Njerëzit janë shumë të fortë dhe rezistentë, por janë të lodhur”, tha ai.

Deklarata vjen pasi Kievi i dha një prej goditjeve më të fuqishme Rusisë duke goditur portin strategjik të Novorossiysk, në Detin e Zi. Sulmi masiv me dronë dhe raketa shkaktoi 3 viktima, përfshirë një fëmijë, dhe po ashtu dëme në terminale të rëndësishme të eksportit të grurit dhe objektiva të flotës ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi operacionin si “unik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci
Previous article SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT