• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne
Home
Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

12 August, 2026 s.autor Rajon

Ngërçi politik në Kosovë vijon të mbajë të bllokuar konstituimin e Kuvendit, ndërsa përplasjet mes opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë zhvendosur edhe brenda sallës së parlamentit.

Deputetë të PDK-së dhe AAK-së u paraqitën në Kuvend, pavarësisht se nuk ishte parashikuar zhvillimi i një seance konstituive. Nga aty, ata përsëritën kërkesën për vazhdimin e procedurave dhe formimin e institucioneve të reja.

Situata u tensionua gjatë përplasjeve me deputetët e Vetëvendosjes. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pati një debat të ashpër me përfaqësues të LVV-së, ndërsa në një moment i hodhi ujë deputetit Ardian Gola.

Më herët, tensione u shënuan edhe mes deputetëve të PDK-së dhe Arbërie Nagavcit, ndërsa pati përplasje edhe me deputeten e AAK-së, Albana Bytyqi.

Nga ana tjetër, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u kërkoi deputetëve të opozitës të marrin pjesë në takimet e propozuara nga Vetëvendosje për të gjetur një dakordësi politike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë të qartë se nuk e sheh të dobishme thirrjen e seancave pa një marrëveshje mes partive. Sipas tij, përvoja e legjislaturave të kaluara ka treguar se seancat pa konsensus nuk sjellin zgjidhje.

Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar edhe më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, është shtyrë dy herë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kohë për konsultime me partitë e tjera.

Në qendër të diskutimeve është edhe gjetja e një marrëveshjeje për institucionet e reja, përfshirë çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Ndërkohë, PDK ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e funksionimit të institucioneve. Deputetja Vlora Çitaku kërkoi që Kuvendi të konstituohet dhe deputetëve t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të tyre.

PDK ka deklaruar gjithashtu se do t’i drejtohet Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me pretendimet për cenim të integritetit fizik të disa deputetëve gjatë përplasjeve në Kuvend.

Kriza institucionale vijon të mbetet pa një zgjidhje të dakordësuar, ndërsa palët politike vazhdojnë përplasjet për mënyrën se si duhet të procedohet me konstituimin e Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes
Previous article PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT