Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e “Lëndinës së Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll.
Pas marrjes së njoftimit për flakët, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll ka nisur menjëherë ndërhyrjen. Në terren janë angazhuar 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Për momentin nuk dihen ende përmasat e sakta të sipërfaqes së përfshirë nga flakët, ndërsa shkaku i rënies së zjarrit mbetet i paqartë.
Shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe vijojnë operacionin në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.


