Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Kastriot” të Fierit, pranë shkollës “Janaq Kilica”.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një person që po lëvizte me biçikletë. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit.
Biçiklisti është marrë nga ambulanca dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtimin e automjetit tip “Benz” ishte shtetasi me inicialet E. B.
Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të përcaktuar dinamikën, shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Pritet gjithashtu informacion i mëtejshëm nga spitali për gjendjen shëndetësore të biçiklistit.


