• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi
Home
Breaking News

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

11 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas 20 vitesh shqiptarët nuk do të ushqehen më me mish Brazili. Kjo ndërprerje e marrëdhënies tregtare vjen pas vendimit të BE-së për t’u furnizuar me produkte të origjinës shtazore nga Brazili. Ky përfundim erdhi pas qëndrimit unanim që mbajtën ekspertët e shteteve anëtare, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulare të kafshëve.

Top Channel ka arritur të sigurojë një shkresë përcjellëse, ku Ministria e Bujqësisë i përgjigjet AKU-së se si duhet të veprojë me tregtarët që sjellin mishin e Brazilit në vendin tonë.

“Në këto kushte, për sa kohë që Urdhri i Ministrit I.2006 e kushtëzon importimin me miratimin nga BE-ja të zonave dhe stabilimenteve të prodhimit, ndryshimet e sjella me Rregulloren Zbatuese të Komisionit 2026 reflektohen drejtpërdrejt në zbatimin e këtij urdhri.”- thuhet në shkresë.

Gjithashtu, Ministri i lë detyra AKU-së që të njoftojë bizneset për ndërprerjen tregtare midis Shqipërisë dhe Brazilit.

“Për sa më lart, AKU të marrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e operatorëve të biznesit që importojnë mish gjedhi dhe mish shpendësh nga Brazili mbi ndryshimet e mësipërme, zbatimi i të cilave fillon nga data 3 shtator 2026.”– thuhet në urdhër.

Nga viti 2006 e deri më tani, Brazili ka qenë furnizuesi kryesor me mish viçi, derri, lope dhe pule. Gjithashtu, ky mish ishte dhe burimi kryesor për industrinë e përpunimit të mishit. Nëse i referohemi të dhënave nga WITS të Bankës Botërore, në vitin 2024 Shqipëria importoi nga Brazili 28.5 milionë dollarë mish dhe të brendshme, nga të cilat 10.1 milionë dollarë ishin mish dhe të kategorisë së shpendëve. Pas këtij vendimi, Shqipëria duhet të kërkojë një treg të ri mishi që nuk ofron vetëm çmimin e lirë dhe sasinë, por që mbi të gjitha të garantojë sigurinë ushqimore./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IDE SHUMË E KEQE"/ Suedia godet Spanjën për amnistinë e emigrantëve: Rrezikohet përsëritja e krizës së vitit 2015
Previous article "RREZIKOHEN BANESAT"/ Përkeqësohet situata me flakët në Krujë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

s.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT