• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Jep dorëheqje sekretari britanik i Mbrojtjes – pas akuzave për sjellje të pahijshme
Home
Botë

Jep dorëheqje sekretari britanik i Mbrojtjes – pas akuzave për sjellje të pahijshme

1 November, 2017 Ina.Autor Botë

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Sir Michael Fallon, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas akuzave për sjelljet e tij në të kaluarën.
Ai ka thënë se sjelljet e tij mund të kenë qenë nën standardet e pritshme nga ushtria britanike, dhe se është e drejtë që Parlamenti tani po e merr me seriozitet këtë çështje.

BBC ka marrë vesh se vendimi i tij nuk është i lidhur me akuza të reja apo specifike.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se e vlerëson “seriozitetin” me të cilin Sir Michael e ka analizuar rolin e tij.

May ka thënë se e çmon po ashtu shembullin që ai ka dhënë për ushtarakët britanikë dhe të tjerët.

Ajo ka pranuar dorëheqjen e tij, dhe e ka lavdëruar karrierën e tij “të gjatë dhe mbresëlënëse” prej ministri – pasi ka shërbyer si ministër në katër qeveri të ndryshme.

Dorëheqja e Sir Michael vjen një ditë pasi një zëdhënës i tij ka konfirmuar se ai njëherë është qortuar nga një gazetare, Julia Hartley-Brewer, pasi ka vënë dorën e tij në gjurin e saj gjatë një darke më 2002.

Zëdhënësi ka thënë se Sir Michael i ka kërkuar falje gazetares menjëherë pas incidentit.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇESHTJA E KUFIRIT DETAR/ Prefektja e zgjedhur nga Rama mbrojti “skandalin” e Qeverisë Berisha
Previous article Tottenham befason Realin, Alli autor i golit (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT