• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë
Home
Sociale

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

6 August, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Muaji gusht ka shënuar kulmin e sezonit turistik në Theth, një nga destinacionet më të vizituara të Alpeve Shqiptare. Mesatarisht, çdo natë në fshat qëndrojnë rreth 2 mijë turistë, ku pjesa më e madhe janë vizitorë të huaj.

Përveç atraksioneve natyrore si Ujëvara e Grunasit dhe Syri i Kaltër, shtegu Theth–Valbonë mbetet një nga itineraret më të preferuara nga turistët.

Vizitorë nga vende të ndryshme shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore të zonës.

“Vij nga Izraeli. Më pëlqen shumë. Kam qëndruar një ditë dhe është shumë tërheqëse.”

Një tjetër turist nga Izraeli tregon se e zgjodhi Thethin pasi u informua në internet.

“Kërkuam në Google dhe kështu e njohëm. Është një vend shumë i bukur. E rekomandoj. Nesër do të bëjmë ecjen për në Valbonë dhe më pas do të vazhdojmë drejt Malit të Zi.”

Një tjetër atraksion që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje është Zipline, i cili për të dytin vit radhazi u ofron vizitorëve një përvojë ndryshe dhe plot adrenalinë.

“Është hera e parë në Theth. Është një vend shumë i bukur dhe do të provoj zipline. Familja ime sapo e bëri, gruaja bashkë me dy fëmijët e vegjël. Po ndihem shumë i emocionuar që po e bëj këtë.”

Operatorët turistikë në zonë shprehen të kënaqur me ecurinë e sezonit. Sipas tyre, interesi për Thethin vijon të rritet, ndërsa këtë verë dominojnë turistët e huaj.

Fatmir Breishta thekson se, krahasuar me vitin e kaluar, ky sezon ka qenë më i mirë.

“Në krahasim me vitin e kaluar është një sezon shumë më i mirë. Normalisht me të huaj, jo me shqiptarë. Një përqindje shumë e vogël këtë vit ka qenë me shqiptarë. Besoj se ky sezon do të zgjasë më shumë se vitet e tjera.”

Thethi vijon të mbetet një nga perlat e turizmit shqiptar, ku natyra, aventura dhe tradita bashkohen për t’u ofruar vizitorëve një eksperiencë të veçantë në zemër të Alpeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie
Previous article GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

s.autor

Postime të ngjashme

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT