• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona
Home
Breaking News

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

3 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia Kufitare ka ndaluar një jaht në ujërat përballë Himarës, pas një denoncimi se nga mjeti lundrues dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën përballë Palasës.

Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, efektivët e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, si edhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, u angazhuan në ndjekjen e jahtit nga deti dhe toka.Operacioni përfundoi me ndalimin e mjetit lundrues në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimin e katër personave që ndodheshin në bord, shtetasit me iniciale B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç.

Himarë.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:00 është marrë njoftim se, në det, përballë Palasës, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një mjet lundrues, ju informojmë se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), u vunë në ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe toka, pasi jahti po lëvizte në drejtim të Himarës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në ambientet e jahtit dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, ku nuk u konstatua asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Nga grupi hetimor vijuan veprimet e mëtejshme procedurale, duke marrë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe duke kryer ekspertimet për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga
Previous article DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

s.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT