• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara
Home
Politikë

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

30 July, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Socialistët avancuan me iniciativën e tyre duke depozituar në Kuvend projektligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale që ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 ne 46.

Top Channel ka siguruar draftin, i cili tashmë është konkretizuar si iniciative ligjore ku 28 Bashki konsolidohen në 13 bashki të reja duke bërë që struktura e re të përbëhet në total nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.

Modeli i propozuar ruan Bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. 13  Bashki me një popullsi të përgjithshme prej rreth 225 mijë banorësh, bashkohen me bashkitë fqinje. Sipas variantit të socialistëve në Qarkun Tiranë kryeqyteti mbetet i pandryshuar, por dy bashkitë e tjera Kavaja dhe Rrogozhina bashkohen në një të vetme, raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga.

Projektligji krijon gjithashtu një njësi të re administrative, Rinasin, e cila përfshihet në Bashkinë e Tiranës, si pjesë e kryeqytetit.

Ajo formohet nga fshatrat Rinas (Bashkia Krujë) dhe Bërxullë e Domje (Bashkia Vorë), duke bashkuar në një njësi të vetme territorin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zonën ekonomike rreth tij.

Qarku Lezhë gjithashtu mbetet i pa ndryshuar ndërsa në Shkodër, Puka bashkohet me Fushë-Arrëzin.

Ndryshime ka edhe në qarkun e Beratit. Nga 5 Bashki do të bëhet me tre, ku Berati bashkohet me Poliçanin dhe Dimalin ndërsa Kuçova dhe Skrapari mbeten bashki më vete.

Elbasani gjithashtu do të reduktohet në numër Bashkisë. Krahas bashkimit të Përrenjasit me Librazhdit që ngjalli revoltën e banorëve vendas, vetë Elbasani pritet të bëhet një bashki e madhe duke përthithur Belshin dhe Cërrikun, ndërsa Peqini dhe Gramshi mbeten njësi më vete.

Qarku Fier gjithashtu pëson ndryshime, ku do të rritet edhe më shumë duke u shkrirë më Patosin ndërsa Lushnja merr dalje në det duke marrë Divjakën.

Në qarkun Dibër, Klosi bashkohet me Matin. Qarku Gjirokastër ka ndryshime më të mëdha ku Tepelena bashkohet me Memaliajn, Përmeti me Këlcyrën ndërsa vetë Gjirokastra merr me vete Bashkinë e Libohovës.

Sipas propozimit, Vlora  merr edhe një pjesë të Labërisë duke u bashkuar me Selenicën.

Pavarësisht kundërshtive, në juglindje socialistët janë të mendimit që Maliqi të bashkohet me Korçën.

Qarku Kukës, si njësia më e vogël në vend, mbetet i pa ndryshuar me tre bashki, Kukës, Has dhe Tropojë.

Modeli i organizimit merr në konsideratë largësitë e skajshme, praninë e minoriteteve, vijueshmërinë gjeografike, aksesin rrugor dhe veçoritë identitare të territoreve.

Për këtë arsye, bashki si Pusteci, Finiqi, Dropulli, Tropoja, Hasi, Skrapari apo Konispoli ruhen dhe trajtohen si raste të veçanta, pavarësisht treguesve të tyre financiarë dhe demografikë.

Por si kanë parashikuara socialistët përfaqësimin e qyteteve që bashkohen me Bashkitë e mëdha?

Zgjidhja duket se janë kuotat ku secila bashki që do të konsolidohet  pritet të ketë një numër të caktuar anëtarësh në këshillin bashkiak të qytetit të madh. Sipas PS, kjo formulë garanton mbrojtjen e interesave të Bashkive qe bashkohen me fqinjët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën
Previous article U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

REFORMA TERRITORIALE/ Zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT