• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN “BALLUKU”/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës
Home
Breaking News

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN “BALLUKU”/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës

30 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK po vijon me kontrollet në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Balluku’. Vetëm një ditë pas zgjatjes së hetimeve me 3 muaj për ish-numrin 2 të qeverisë dhe vartësve të saj, me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela, agjentët e BKH-së kanë zbritur në terren. Burime për Shqiptarja.com sqarojnë se gjyqtari Çela ka miratuar 4 kontrolle në banesa e zyra në Tiranë e Durrës.

Vetëm një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ia komunikoi zgjatjen e hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës ish-kreut të ARRSH Gentian Gjyli dhe ish-kreut të KESH, Erald Elezi. Ndërkohë, pritet që në SPAK të paraqitet edhe vetë Balluku për tu njohur me vendimin për zgjatjen e hetimeve.

Në tetor 2025, Balluku u mor pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë. Vetëm një muaj më pas u mor person nën hetim edhe për shkeljet për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe iu komunikua edhe masa e pezullimit nga detyra. Kjo masë është ende në fuqi edhe pse kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra në shkurt 2026, para se të zbardhej vendimi i Kushtetueses që la në fuqi pezullimin e saj. Ndaj Ballukut, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Ish-zv/kryeministrja, kishte kërkuar heqjen e kësaj mase por Gjykata e Lartë ia rrëzoi rekursin.

Balluku është e dyshuar për 3 procedura të tjera tenderuese ndërsa pozita e saj penale është rënduar, pasi krahas veprës penale të shkeljes së barazisë në tenderë, SPAK i ka regjistruar edhe akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze
Previous article GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

s.autor

Postime të ngjashme

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze Aktualitet

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale Aktualitet

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT