• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje
Home
Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

29 July, 2026 s.autor Rajon

Është zbuluar një pjesë e misterit të trupit të dekompozuar, të gjetur brenda një valixheje në Kypseli, Greqi, më 18 korrik.

Ajo është një grua britanike, e lindur në shkurt të vitit 1988.

Ekzaminimi i ADN-së nuk përcaktoi nëse trupi i përkiste një personi të zhdukur.

Autoritetet, nga hetimet e para që kanë kryer, kanë konstatuar se gruaja kishte mbërritur në Greqi përmes Qipros. Kjo u ka dhënë hetuesve një pikënisje konkrete, ndërsa oficerët e policisë greke kanë nisur mbledhjen e provave dhe informacioneve.

Fillimisht, ata synojnë të verifikojnë nëse gruaja udhëtonte e shoqëruar atë ditë, gjë që pritet të konfirmohet nga kompania ajrore. Gjithashtu, po hetohet nëse ajo kishte bërë ndonjë rezervim hoteli ose kishte marrë me qira një banesë në Athinë gjatë periudhës në fjalë.

Konsiderohet e sigurt se autoritetet greke do t’i drejtohen edhe Policisë së Qipros, e cila, nga ana e saj, do të mbledhë të dhëna që pritet të jenë të vlefshme për zbardhjen e krimit. Sipas të dhënave paraprake, shtetasja britanike ka të ngjarë të ketë jetuar në Shtetet e Bashkuara, ku mund të jenë të regjistruara edhe të dhënat e saj biometrike.

Kujtojmë se trupi u gjet brenda një valixheje, më 18 korrik, në një ndërtesë të braktisur në Kypseli. Kjo valixhe u gjet nga një i pastrehë, i cili njoftoi autoritetet.

Burri ndodhej në këtë zonë pasi po kërkonte një vend për tu strehuar, por ndjeu një erë të fortë e të pakëndshme. Kështu, duke ndjekur aromën, ai gjeti valixhen, nga e cila dukej një këmbë njeriu. Pas kësaj, ai njofoti menjëherë policinë.

Trupi ishte i mbështjellë me një qese dhe ishte futur me forcë brenda valixhes, por nuk janë konstatuar plagë apo shenja të dukshme dhune. Koha e vdekjes vlerësohet të ketë qenë rreth 6-7 ditë para zbulimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës
Previous article KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

s.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT