• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit
Home
Politikë

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

28 July, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Një vlerësim i fundit për situatën politike, sigurinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri evidenton përparime në disa fusha, por ngre edhe shqetësime për korrupsionin, transparencën institucionale dhe nevojën për reforma të mëtejshme.

Sipas njoftimit të strukturës së DASH, OSAC(Overseas Security Advisory Council), ciklet e fundit zgjedhore në Shqipëri kanë shënuar një proces më të balancuar dhe më të qetë krahasuar me të kaluarën, megjithëse vijojnë të raportohen problematika që lidhen me financimin e fushatave, përdorimin e burimeve publike dhe klimën politike.

Raporti thekson se në të kaluarën proceset zgjedhore në Shqipëri janë shoqëruar me elementë të krimit të organizuar dhe korrupsionit në procesin e votimit. Megjithatë, sipas vlerësimit, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u zhvilluan përgjithësisht në një atmosferë të qetë.

OSAC përmend se pati raportime të izoluara për parregullsi që përfshinin kandidatë dhe mbështetës të tyre, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se këto raste nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Megjithatë, një mision i përbashkët vëzhgimi i OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian ka kërkuar një reformë të plotë zgjedhore.

Në vlerësimin e tyre janë evidentuar disa problematika, përfshirë:

përdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet gjatë fushatës;

gjuhën përçarëse të përdorur nga dy partitë kryesore politike;

mungesën e transparencës në financimin e fushatave;

mbulimin e pabalancuar mediatik ndaj partive më të vogla.

Shqipëria pritet të zhvillojë zgjedhjet vendore në vitin 2027 dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2029.

Raporti vëren se protestat dhe demonstratat politike janë një fenomen i zakonshëm në Shqipëri. Në shumicën e rasteve ato zhvillohen në mënyrë paqësore, por në të kaluarën janë regjistruar edhe episode dhune.

Një nga zonat më të përdorura për protesta është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku ndodhen institucione qeveritare, diplomatike dhe kulturore.

Sipas raportit, pas zgjedhjeve të vitit 2025, grupet opozitare zhvilluan protesta të mëdha kundër qeverisë në kryeqytet. Disa tubime sollën bllokimin e bulevardit kryesor, ndërsa në disa raste u përdorën molotovë dhe mjete piroteknike.

Raporti përmend gjithashtu protestat e fundit në Tiranë. Sipas vlerësimit, ato nisën si protesta mjedisore, por më pas u zgjeruan duke përfshirë akuza për korrupsion qeveritar dhe në disa raste degjeneruan në përplasje.

Sipas OSAC, Ministria e Brendshme mbikëqyr Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, ndërsa Forcat e Armatosura janë nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Raporti vlerëson se autoritetet civile ruajnë kontroll efektiv mbi strukturat e sigurisë.

Megjithatë, ndër problemet që vazhdojnë të ndikojnë në punën e institucioneve të zbatimit të ligjit përmenden:

korrupsioni;

mungesa e koordinimit mes institucioneve;

shkëmbimi jo i mjaftueshëm i informacionit;

një sistem drejtësie ende në zhvillim.

Një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar i atribuohet SPAK-ut.

Sipas raportit, SPAK po ndjek raste komplekse që lidhen me korrupsionin në nivele të larta, krimin e organizuar dhe çështje të tjera të rëndësishme, ndërsa bashkëpunon me institucione ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Raporti vëren se Kushtetuta dhe ligjet shqiptare ndalojnë arrestimet arbitrare dhe ndalimin pa bazë ligjore, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë në gjykatë ligjshmërinë e arrestimit të tyre.

Megjithatë, OSAC përmend se janë regjistruar raste ku persona janë mbajtur për periudha të gjata për pyetje pa u arrestuar zyrtarisht.

Në fushën e biznesit, investitorët e huaj vijojnë të evidentojnë si pengesa kryesore:

korrupsionin në administratë dhe sistemin gjyqësor;

mungesën e transparencës në prokurime publike;

ekonominë informale;

zbatimin jo të plotë të kontratave.

Raporti thekson se krijimi i SPAK-ut ka sjellë rritje të hetimeve dhe ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të akuzuar për abuzime, por sipas tij, ende ekzistojnë raste ku persona me ndikim politik ose ekonomik arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër shqetësim i përmendur lidhet me korrupsionin në sistemin e burgjeve, veçanërisht për aksesin në punë dhe programe të veçanta lehtësuese për të dënuarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt
Previous article AFERA “PARTIZANI”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT)

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT