• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

28 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, për vrasjen e të cilit akuzohet edhe Laert Haxhiu. Ai tregoi se në kohën kur u vra i vëllai ndodhej në burg dhe lajmin e mori vetëm pasi u lirua.
“Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. E kishin identifikuar viktimën, por nuk ishin të sigurt. Më morën në pyetje, verifikuan që isha në burg dhe pas disa orësh mësova se ishte vëllai im”, dëshmoi ai.

Xhaferraj tha se pas lirimit shkoi në banesë, ku gjeti policinë duke kryer kontroll, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat. Sipas tij, Fridmani i kishte thënë rreth 20 ditë para vrasjes se do të shkonte në Itali, por nuk i kishte treguar më shumë për lëvizjet e tij.

Dëshmitari rrëfeu edhe lëvizjet e vëllait tjetër të familjes, Aleksandrit, duke thënë se ai kishte qenë në Greqi dhe ishte ndihmuar nga disa persona për t’u larguar.

I pyetur për autorët e vrasjes së Fridman Xhaferrajt, Xhuliano deklaroi se nuk e di kush e ka kryer krimin.

“Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje. Unë nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, ai më thoshte të shihja hallet e mia dhe familjen time”, u shpreh dëshmitari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)
Previous article HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

s.autor

Postime të ngjashme

AFERA “PARTIZANI”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive Aktualitet

AFERA “PARTIZANI”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak Aktualitet

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT