Presidenti Donald Trump deklaroi për Axios se Shtetet e Bashkuara janë në “bisedime shumë të thella” me Iranin. “Nëse ato nuk japin rezultat, do t’i rikthehemi veprimeve shumë të forta ushtarake”, tha ai.
Trump shtoi se i pezulloi sulmet të premten pasi vendet që po ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund konfliktit SHBA-Iran i kërkuan ta bënte këtë.
I pyetur se sa kohë është i gatshëm t’i japë diplomacisë, Trump u përgjigj: “Jo shumë kohë. Ose ecën shpejt, ose nuk ecën fare”.


