• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…
Home
Politikë

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

27 July, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në bazën ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, në kuadër të përgatitjeve për përballimin e rrezikut të shtuar nga zjarret, pas rritjes së temperaturave gjatë sezonit veror.

Rama e nisi fjalën e tij duke iu referuar situatës së rëndë të zjarreve në Francë dhe Spanjë, ku mijëra hektarë janë përfshirë nga flakët dhe qindra mijëra persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

Ai u shprehu solidaritet zjarrfikësve francezë dhe spanjollë, duke theksuar se zjarri është një sfidë e përbashkët që nuk njeh kufij.

“Ajo është pamja e një lufte të përbashkët, në një klimë të përbashkët, gjatë sezonit të një vere të përbashkët. Kur sheh qindra mijëra njerëz që ikin të lemerisur me çfarë u gjendet mundësia të marrin nëpër duar, është njësoj sikur të shohësh njerëzit tanë, sepse rreziku dhe sfida është e njëjtë”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

“Zjarri nuk njeh kufij, por edhe solidariteti i njerëzve që luftojnë kundër zjarrit nuk njeh kufij”, u shpreh ai.

Rama përmendi gjithashtu praninë në Shqipëri të Zjarrfikësve pa kufij nga Kanadaja, të cilët po kontribuojnë në trajnimin e forcave shqiptare përmes bashkëpunimit me komunitetin shqiptar atje.

Sipas kryeministrit, zjarret masive nuk janë më një përjashtim i një vendi apo i një vere të keqe, por janë pasojë e një klime që ka ndryshuar.

“Sot jemi të qartë të gjithë që zjarret e mëdha nuk janë më një përjashtim i një vendi apo i një vere të keqe. Janë rregulli i një klime që përfundimisht ka ndryshuar”, tha ai.

Rama theksoi se situata në Francë dhe Spanjë nuk duhet të shihet si pyetje nëse Shqipëria mund të preket nga zjarret, por nëse vendi është i përgatitur kur ato të ndodhin.

“Shqipëria është shumë e vogël dhe nuk ka luksin të humbasë asnjë hektar pyll”, deklaroi ai, duke shtuar se këtë vit fokusi kryesor ka qenë përgatitja, organizimi dhe bashkërendimi i të gjitha strukturave.

Ai tha se përballja me zjarret kërkon një angazhim të përbashkët mes pushtetit vendor, Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile dhe zjarrfikësve.

Duke folur për kapacitetet e reja, Rama tha se Shqipëria disponon sot kapacitete teknologjike më të mëdha se më parë, duke përfshirë 4 helikopterë në gatishmëri, të cilët në raste nevoje mund të bëhen 6, ndërsa në total janë 9 helikopterë me misione të ndryshme.

Ai bëri të ditur gjithashtu se është përmbyllur procedura për blerjen e tre avionëve, të cilët pritet të mbërrijnë në fund të vitit dhe do të jenë pronë e shtetit shqiptar.

Sipas Ramës, në qendër të sistemit të emergjencave nuk janë vetëm pajisjet, automjetet apo dronët, por njerëzit që mbajnë uniformën dhe përballen drejtpërdrejt me rrezikun.

“Kemi punuar çdo vit, edhe këtë vit, për të investuar në logjistikë, pajisje, trajnim dhe koordinim, që ju të jeni të gatshëm deri në detaje”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se do të vijojnë investimet në PMNZSH dhe në përmirësimin e pagave të zjarrfikësve. Ai tha se i ka propozuar qeverisë që forcat e Ministrisë së Mbrojtjes të angazhuara në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra, ndërsa u bëri thirrje bashkive të ndjekin të njëjtën praktikë për trupat e tyre në terren.

“Kemi punuar çdo vit si edhe këtë vit, ku dhe kapaciteti i zjarrfikësve është rritur për të investuar në logjistikë, pajisje, trajnim, koordinim që ju të jeni gjithmonë e më të gatshëm deri në detaje profesionalisht dhe prandaj do vazhdojmë të investojmë në modernizimin e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit për kushte më të mira dhe sigurisht dhe për pagën tuaj. I kam propozuar qeverisë që të gjitha forcat që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë, jo në fund, me një pagë ekstra. Ndërkohë iu bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë me trupat e tyre në territor ta bëjnë këtë menjëherë pa pritur që të mbarojë e gjithë beteja”, tha kryeministri

Rama u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes, duke theksuar se shumë zjarre nisin nga pakujdesia, si një cigare e hedhur nga makina, një hi i pashuar mirë pas një pikniku, por edhe nga zjarrvënie të qëllimshme.

Ai nënvizoi rëndësinë e punës parandaluese të Policisë së Shtetit dhe përdorimit të teknologjisë për identifikimin e menjëhershëm të autorëve të zjarrvënieve.

Në fund të fjalës së tij, Rama vlerësoi sakrificën e zjarrfikësve, duke theksuar vështirësinë e punës së tyre në terren.

“Një vend nuk mbrohet nga ligjet, nga muret. Një vend mbrohet nga njerëzit, mbrohet nga zemra e tyre. Nëse një vend ka nevojë për të parë shëmbëlltyrën më besnike të zemrës që mbron organizmin e vendit, kjo shëmbëlltyrë është shëmbëlltyra e zjarrfikësit”, përfundoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet
Previous article NDODH EDHE KJO/ Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet Politikë

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

DEBAT NË KUVEND/ Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA

VIDEOLAJM/ Kredia 302 mln $ nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap Politikë

VIDEOLAJM/ Kredia 302 mln $ nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT