• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË”/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi…
Home
Politikë

“E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË”/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi…

24 July, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e një bujku nga Lushnja, gjatë fjalës që po mban në këto momente përpara deputetëve dhe kabinetit qeveritar, në një ngjarje të jashtëzakonshme politike që vjen si reflektim për protestën gati dy mujore të flamingove.

Ai tha se pushteti është shkaku që njerëzit kanë dalë në bulevard, sepse presin më shumë nga qeveria dhe kur realiteti mohues i administratës dhe shërbimeve u përplaset në ftyrë, zemra i çon në shesh.

“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa komunikime të brendshme me ju, është bekim sepse na dha forcën për transformim, dhe mallkim sepse fitoret e mëdha si ajo e qershorit të shkuar e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërive.

Ne jo vetëm nuk kemi të drejtë të ankohemi, por duhet të pranojmë edhe atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen edhe sepse përjetohen si arrogancë. Jo se janë të rreme, as vetëm sepse vijnë pa shpjegim, por sepse edhe kur jepen, jepen pa empati”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta ndaj zyrtarëve të shtetit, përfaqësues të Administratës Publike, duke thënë se nuk dinë t’u japin zgjidhje halleve të qytetarëve dhe i lënë pa zgjidhje, duke zgjuar zemërat të jashtëzakonshme.

Për të ilustruar këtë, ai solli historinë e bujkut nga Lushnja që e quajti me emrin Arbër sepse nuk kishte lejen e tij për ta bërë publik.

“Për bujqësinë ne kemi bërë sa nuk është thënë kurrë, por një djalë që akoma nuk e njoh si fytyrë, por e quaj Arbër sepse nuk kam leje ti përmend emrin, e nxori në bulevard përjetimi. Ai është një fermer nga Lushnja dhe sot ka 12 hektarë me kajsi, ka lidhur marrëveshje me një kompani italiane për të investuar në Vlorë.

3 vjet priti përgjigje dhe as PO dhe as JO. Në mesazhin e tij Arbri shkruan: Nuk e di nëse jam sorrë, flamingo apo sorrë, por një katunar që e dua sadopak këtë vend.

Unë fola me të, dhe në atë pasqyrën e bulevardit të flamingove kishte plotë si ai. Aty pashë arrogancën e zyrtarëve pa gjak që u flasin sikur të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë parkuar në vend të prapanicës. Dhe këtu s’po flas fare për ata që kërkojnë edhe lek”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama para Grupit të PS dhe Kabinetit:

Duam ne s’duam ne, njerëzit presin çdo ditë e më shumë, sidomos edhe pas përvojave të hidhura me administratës, që si mijëra e mijëra pika të hedhura lart e poshtë, e derdhën kupën në bulevard. Për ta kuptuar deri në fund atë hendek (ndarjen mes fakteve të qeverisë dhe përjetimeve të njerëzve), fokusohuni te përjetimet e njerëzve. Hendekun e ka hapur rënia e besimit se pritshmëritë e tyre do realizohen.

Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishin njerëzit e zakonshëm. Prandaj përgjigja për ta duhet të jetë e jona, jo e dështakëve publikë që në këto raste janë gjithmonë gati me receta çudibërëse që oburra të rrëzojmë gjithçka.

Ata rrëmbyen protestën dhe vazhdojnë si llumi që dekanton pasi ndahet nga uji i rrjedhshëm dhe tani vazhdojnë të kruajnë plagën, sepse zemra e protestës ka ikur, ka shtegtuar bashkë me flamingot. Ata nuk janë armiqtë e Shqipërisë, por bijë të verbër të saj.

Shënjestrimi i kombit hebre me një antisemitizëm të panjohur për Shqipërinë që shkoi deri te shkulja e flamurit te ambasada e Izraelit, nga elementë të huaj, që në atë rast ishin fizikisht rrotull dhe shfrytëzuan një tufë nga të verbërit vendorë, ishte përdhunimi publik i atyre familjeve shqiptare myslimane që u dhanë strehë vite më parë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare
Previous article “TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

s.autor

Postime të ngjashme

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE Politikë

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Rama: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt Breaking News

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Rama: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT