• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira
Home
Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

17 July, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë eventit për programin ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

Kryeministri u shpreh se ky projekt do t’i japë mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen, dhe për ta zhvilluar më shumë këtë projekt janë angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë.

“Dua ta nis nga sinergjia e krijuar për të arritur në formësimin e këtij produkti të ri për sipërmarrjet. Ka qenë themelore që ne, nga ana jonë, të kishim bashkëpunimin dhe vullnetin e Bankës së Shqipërisë dhe pastaj edhe të bankave të nivelit të dytë, që na kanë garantuar se do të bëjnë pjesën e tyre ashtu siç duhet për suksesin e këtij programi.

E vërteta është që bankat janë futur në një zonë komforti të jashtëzakonshëm, ndërsa të tjerët luftojnë për të fituar, bankat fitojnë pa luftuar. Gjë që nuk më ka bërë xheloz, por më kërkues ndaj bankave. E vërteta është që nuk dalin me humbje nga ky program, por as me ndonjë fitim të madh. Këtu do të kenë një fitim modest, por fitimi afatgjatë do të jetë i konsiderueshëm, sepse ajo që synojmë është që t’u japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen.

Është shumë e rëndësishme që kjo frymë bashkëpunimi që kemi pasur deri tani… Dua të falënderoj guvernatorin dhe, duke e falënderuar, dua të them që do kisha shumë dëshirë ta falënderoja prapë pas gjashtë muajsh. Suksesi i këtij projekti varet edhe nga presingu i guvernatorit që do t’u bëjë bankave të nivelit të dytë.

Duke qenë se bankat kanë një manual të tërë justifikimesh që i përdorin me efikasitet të lartë dhe një nga këto është se planet e bizneseve të vogla dhe të mesme nuk janë mjaftueshmërisht të arritura, ne kemi angazhuar një forcë tjetër në këtë proces, që është UNDP, Zyra e Kombeve të Bashkuara këtu në Tiranë, ku do të angazhojmë ekspertë ndërkombëtarë. Do të jemi një grup i gatshëm për të asistuar bizneset që kanë ide interesante dhe një plan të besueshëm, por nuk kanë kapacitetin për ta përkthyer në një projekt bindës.

Ky grup do të jetë në dispozicion të bizneseve dhe Ministria e Ekonomisë do të luajë rolin e vet për koordinimin mes subjekteve.

Po ashtu, ne kemi vënë në dispozicion një ëebsite online, në të cilin ka edhe një mundësi për t’u drejtuar drejtpërdrejt ministrisë nga biznesi dhe ka edhe një chatbox për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi programin.

Një tjetër element është se është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të nxitur bizneset që të përfshihen në këtë program.

Ministria e Financave ka qenë kyçe. Të gjithë bëjnë detyrën, por problemi është kush e bën më mirë dhe kush më keq. Na thonë: “Pse po bëni sikur çfarë po bëni, se me lekët tona po i bëni?” Po ka qeveri që me lekët tona bëjnë punë të mira, ka qeveri që nuk bëjnë asnjë punë, ose bëjnë punë të këqija.

Dua t’i falënderoj edhe ministrat, edhe guvernatorin për këtë projekt”, u shpreh Kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…
Previous article PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

s.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT