Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e 25 majit.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës së fshatit Mengël, ku një 7-vjeçar, nxënës i klasës së parë, gjeti vdekjen pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo. Vendimi është dhënë pak ditë më parë, ku Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, duke lënë Bozon në masën e sigurisë “arrest me burg”. Në momentin e aksidentit, vogëlushi ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.


