• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRON GJEKMARKAJ/ Pse “opozita” ndjehet keq që Majlinda aplikon për një zyrë të BE?
Home
Blog

AGRON GJEKMARKAJ/ Pse “opozita” ndjehet keq që Majlinda aplikon për një zyrë të BE?

31 January, 2018 Redaktor1 Blog

Sot u shpërnda lajmi se ish ministrja  e integrimit Majlinda Bregu ka  aplikuar per vendin e sekretares së përgjithshme te KBR (Keshillit të Bashkepunimit  Rajonal). Se pari, uroj që zonja Bregu ta fitojë atë. Institucioni me i rëndësishëm per integrimin e pjesës së mbetur të gadishullit ne Europe.

Me gjasë konkurenca është shume e fortë dhe vetëm një profil i lartë politik i njohur, per vendet e BE-se dhe Komisionin e Brukselit mund te ketë shanse fitoreje. Deri më tash këtë post e kanë patur vendet sllave.  Do të ishte një gjë e mirë për Shqiperinë. Por lajmi i sapo dalë mori trajtat e teorive konsipirative.

Që zonjes në fjalë kryeministri Edi Rama ja paskësh firmosur kerkesen. Edhe sikur te ishte e vertete kjo ska asgjë të keqe. Edi Rama është Kryeministri i Shqiperisë i zgjedhur në menyrë demokratike pertej faktit në i pëlqen apo shkruesit te këtyre rrallëve apo shume te tjerve qe janë kritik me të.

Nese kështu do te ishte ai ka zgjedhur personin e duhur ministren qe ka patur me shume se asnjë tjetër ne procesin e integrimit Europian, nje figure politike te dorës se pare te opozitës. Por edhe kjo s’qenkesh e vertete. Bregu paska aplikuar me emrin e saj nëpërmjet Ministrise se Jashtme te vendit tone kerkese e percjelle me firmën e ish sekretarit te pergjithshem  Ferid Hoxha. Por edhe sikur ta mbështeste qeveria asgjë te keqe s do te kishte. Sali Berisha dikur ka mbështetur Pandeli Majkon per nje pozicion ne OKB qe nuk u arrit dhe shume mire ka bere. Berisha e dinte vlerën e akteve te tilla por jua njihte edhe rëndësinë per vendin. Shqiperia ka nje vote ne kete organizëm dhe Ditmir Bushatit ju thaftë dore nëse nuk voton per shqiptaren e vet.

Por rasti krijon lajm e thashetheme te cilat mund ta kenë gurrën e frymëzimit tek Selia e PD-se. Majlinda Bregu u la jashtë listave sepse ishte nje konkurrente serioze per Lulzim Bashen. PD e ka ne tradite perfoljen e kundershtarve te brendshëm, “dorëzimin” e tyre te armiku. Bregu u duhej “bashkepunetore” e Rames dhe ky u shfaqet si  rasti i arte per “ta kryqëzuar” !

Ja u thamë Basha kishte te drejte , ate e rekrutoi Rama, sokëllin frota qe bukën prej vitesh asaj nahie e qet duke lyer ullukun e shpifjeve dhe shërbimeve. Tani me kete zell i janë afruar Bashes ne veshtersi prej egos se vet. Ata po i gjejnë armiq.

Majlinda Bregu s’ka arsye te mbaj’ “jaz” per Lulzim Bashen, as te hulumtoje rrokjet e thirrjes se tij qesharake per bashkim. Ajo ka nevoje te punoje e te jetoje paçka se partia e vet po e trajton si dikur ajo komuniste Ramize Gjebrene. Po e ‘vret” me thashetheme.

Uroj qe zonja ta vazhdoje e padekurajuar betejën per ta marre ate zyre. Do i bej nder vendit te vet dhe sigurisht do gjeje sodisfaksionin personal. Diversioni ne kete rast shërben vetëm per te përligjur abuzimet e Lulzim Bashes me karrierën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG dhe Inter vendosin për Pastore dhe Brozovic
Previous article AKSIDENT NË FIER/ 48-vjeçari humb jetën gjatë transportimit në spital. Ishte përplasur me ...

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT