• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “REVANSHI”/ GJKKO dënon 5 anëtarë me 31 vite e 4 muaj burg! 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 5.4 për kushëririn
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “REVANSHI”/ GJKKO dënon 5 anëtarë me 31 vite e 4 muaj burg! 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 5.4 për kushëririn

10 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për një fraksion të dosjes ‘Revanshi’ duke dënuar me burg 5 anëtarë të grupit kriminal, mes të cilëve dy të afërm të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Ata janë shpallur fajtorë për kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Për Adrian Piklin, ish-efektiv i forcave speciale RENEA dhe Devis Bajramaj, dënimi i 10 viteve burg u reduktua në 6.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca dhe Edison Muçeku u dënuan secili me 8 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar shkon në 5.4 vite.

Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit Ndreca, u dënua me 11 vite burg që me gjykim të shkurtuar shkon në 7.4 vite.

Sipas dosjes së SPAK, më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.

Sipas hetimeve, në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, edhe Elvis Ndreca ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

Sipas SPAK, në tetor 2020 Armando Ndreca ka organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke ua shitur ato edhe personave me precedentë penalë.

Për Albert Zajën, i hetuar në të njëjtën çështje, dosja është veçuar dhe po ndiqet në një procedim të ndarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI ËMBËL! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandri
Previous article "RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

s.autor

Postime të ngjashme

"MOS E PËRDONI VIZËN TURISTIKE PËR LINDJE"/ Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat: Rrezikoni… Aktualitet

"MOS E PËRDONI VIZËN TURISTIKE PËR LINDJE"/ Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat: Rrezikoni…

VIKTIMËS IU PRE RRUGA KUR PO KTHEHEJ NË SHTËPI/ Detaje nga vrasja në Laç, identifikohet AUTORI i dyshuar i ngjarjes (EMRI) Aktualitet

VIKTIMËS IU PRE RRUGA KUR PO KTHEHEJ NË SHTËPI/ Detaje nga vrasja në Laç, identifikohet AUTORI i dyshuar i ngjarjes (EMRI)

VRASJA E 40-VJEÇARIT ME 4 MBIEMRA NË LAÇ/ Policia deklaratë zyrtare: Humbi jetën në spital, autorët në arrati Aktualitet

VRASJA E 40-VJEÇARIT ME 4 MBIEMRA NË LAÇ/ Policia deklaratë zyrtare: Humbi jetën në spital, autorët në arrati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT