• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti
Home
Kulturë

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

10 July, 2026 s.autor Breaking News, Kulturë

Tirana do të presë nesër koncertin e reperit amerikan Kanye West, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës. Përgatitjet për stadiumin e ndërtuar apostafat për këtë event, me kapacitet 60 mijë spektatorë, janë drejt fundit. Në qendër të “Eagle Stadium” është ngritur skena me një glob gjigant, element që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur në turet e tij më të famshme në botë.

Stadiumi është ndërtuar në aksin Tiranë-Durrës dhe për të gjithë qytetarët që do të ndjekin koncertin është vendosur një linjë e dedikuar transporti. Spektatorëve u këshillohet që të mos lëvizin me makina, por të përdorin këtë linjë transporti të dedikuar, ose transportin publik urban.

Ndërkohë, nga ora 07:00 mëngjesin e të shtunës deri në mesnatë nis kufizimi i qarkullimit në disa akse. Në dytësoren, Durrës-Tiranë do të qarkullimi dhe ky aks do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.

Të gjitha rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
-Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve.
Linjat publike të transportit që mund të përdorin qytetarët, përveç linjës së dedikuar
L.4 – City Park – Qendër
L.13 – Tirana e Re
L.3 Kashar
L.58 – Institut – Qendër

Për mbarëvajtjen e koncertit, qeveria ka alokuar një fond 4 mln euro, akt normativ që është dorëzuar edhe në Kuvend dhe pritet të miratohet brenda korrikut. Opozita ka reaguar ashpër duke vënë në dukje se financimi i qeverisë për koncertin përbën gati gjysmën e fondit rezervë të emergjencave, dhe një abuzim me Aktin normativ.

Qeveria pret që ekonomia të gjenerojë 100-120 mln euro nga ky event. “Eagle Stadium” është ngritur në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Mbi 3.500 punonjës janë angazhuar në ndërtimin dhe përgatitjen e arenës. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, i cili nis në Shtetet e Bashkuara dhe vijon më pas në Azi dhe Europë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTROHEN 53 MIJË M2 TOKË/ Falsifikuan dhe tjetërsuan pronat në ASHK, Prokuroria e Durrësit jep masat për 12 persona
Previous article ATENTAT NË LAÇ/ Vritet te porta e shtëpisë 40-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTAT NË LAÇ/ Vritet te porta e shtëpisë 40-vjeçari Aktualitet

ATENTAT NË LAÇ/ Vritet te porta e shtëpisë 40-vjeçari

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër Aktualitet

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT