• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

9 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe mbrojtja e Monika Kryemadhit paraqiti kërkesat paraprake në GJKKO, duke kundërshtuar një pjesë të provave të administruara nga SPAK. Avokatët kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së provave të nxjerra nga telefoni i Kryemadhit. Kjo e fundit tha se SPAK pretendon se telefoni nuk është i saj, por i nënës Fatime Kryemadhi. Ish-deputetja shtoi me ironi që atëherë të vijë dhe të japë llogari nëna e saj për mesazhet me Vali Bizhgen, Albana Shtyllën, Engjëll Agaçin etj.

Kryemadhi insistoi se SPAK nuk mund të ushtronte kontrolle në banesën ku ajo jetonte me të emën, pasi ishte deputete.

Redi Llanaj, avokat i Kryemadhit: 3 herë SPAK tha se nuk ka korrupsion me biznesmenin për çështjen e banesës, por sqaroi se ka marrëdhënie korruptive. Marrëdhënia miqësore konsiderohet nga organi procedues marrëdhënie korruptive. Sqarojmë se të pandehurit e kanë pranuar edhe vetë që kanë miqësi, marrëdhënie njohjeje të hershme miqësore. Janë lënë disa detyra nga gjyqtari i seancës paraprake për moskoherencën e hetimit. Mendoj se nuk janë gabime, por paragjykime. Ligjërisht, kërkesa është shkruar nga 3 prokurorë; de facto është vetëm një prokuror, Altin Dumani. Drejtues ishte edhe Arben Kraja, por Arben Kraja është Arben Kraja, nuk u përdor si vegël.

Ndërhyn gjykata për prishje të solemnitetit dhe shkelje etike.

Llanaj: “Vegël” s’është gjuhë fyese, është instrument, nënkupton një instrument. Është e qartë, këtu ka një çështje politike, ndaj mbrojtësi përdori fjalën “vegël”. Kemi qenë, që nga fillimi i procedimit, të gatshëm. Kemi kontestim për aktet dhe pajisjet elektronike të gjetura në banesën e Kryemadhit. Është ushtruar kontroll dhe janë gjetur 6 telefona, ndërsa për 1 telefon është thënë se është i Kryemadhit.

U mor ky telefon, u ekstraktuan të dhënat dhe u nxorën ato materiale që janë pjesë e procedimit, duke i nxjerrë nga konteksti të dhënat. Kërkojmë papërdorshmërinë absolute të të gjitha të dhënave të ekstraktuara nga telefoni i Kryemadhit. Të bëhet një ekspertim dhe të bëhet krahasim me materialet që janë nxjerrë nga konteksti.

Kryemadhi: Doja të filloja me një kërkesë paraprake për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të telefonit. Kam bërë kërkesë, por ma kanë rrëzuar kërkesën për kthimin e sendeve dhe të telefonit. Gjyqtari e ka rrëzuar kërkesën me argumentin se telefoni nuk është i imi. Kështu e ka rrëzuar edhe Apeli.

Dhe prokuroria pretendonte se nuk është i imi, sepse është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Në momentin kur telefoni u ekspertua, në vitin 2023, unë isha deputete dhe organi i akuzës nuk mund të vinte për të bërë kontroll.

Organi i akuzës e dinte shumë mirë që jetonim në një shtëpi. E di shumë mirë që kontrolloi dhomën time të gjumit, edhe pse në hipotekë ishte e Fatimes. Në këto vendime thuhet se telefoni nuk është i imi, ndërsa 190 faqe të akuzës bazohen në këto mesazhe. Nëse është i Fatime Kryemadhit, të vijë ajo të sqarojë mesazhet me Vali Bizhgen, Albana Shtyllën, Engjëll Agaçin etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë
Previous article TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

s.autor

Postime të ngjashme

ME ARMË NË MAKINË E SHTËPI/ Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI) Aktualitet

ME ARMË NË MAKINË E SHTËPI/ Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI)

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT