• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

9 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, Armand Shakaj, vijon të jetë në arrati, ndërsa Policia e Shtetit ka intensifikuar operacionin për kapjen e tij.

Hetuesit kanë siguruar disa të dhëna operative mbi lëvizjet e 41-vjeçarit, por deri më tani nuk është bërë e mundur lokalizimi i tij. Sipas informacioneve, kërkimet janë përqendruar kryesisht në zonën mes Tiranës dhe Vlorës, ndërsa janë kryer kontrolle edhe në Fier.

Policia po gjurmon numrat e telefonit që Shakaj ka përdorur, pasi dyshohet se ai ka ndërruar disa karta SIM për të humbur gjurmët. Një tjetër pistë hetimi lidhet me gjendjen e tij shëndetësore. Grupi hetimor dyshon se ai mund të ketë kërkuar ndihmë mjekësore në spitale private, pasi vuan nga një sëmundje serioze e veshkave. Nëse provohet se është trajtuar pa u njoftuar autoritetet, personat përgjegjës mund të përballen me pasoja penale.

Hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që Shakaj të ketë ndryshuar pamjen e jashtme për t’u kamufluar.

Ndërkohë, policia ka zhvilluar disa tentativa komunikimi me familjarët e tij për ta bindur të vetëdorëzohet, por ata kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Megjithatë, hetuesit besojnë se ai mund të tentojë t’i kontaktojë për shkak të nevojës për mbështetje financiare.

Sipas dosjes hetimore, Shakaj akuzohet se ka vrarë Eglant Koçin dhe e ka mbajtur trupin e pajetë brenda automjetit për më shumë se 24 orë, përpara se ta braktiste në një zonë të pyllëzuar mes Tiranës dhe Elbasanit.

Në lidhje me ngjarjen, në burg ndodhet edhe kamarieri 25-vjeçar i lokalit në pronësi të Shakajt. Ai dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e krimit dhe po hetohet si bashkëpunëtor, si edhe për moskallëzim krimi. Sipas hetimeve, i riu kishte dërguar automjetin tip “Porsche Cayenne” në lavazh për të pastruar gjurmët e gjakut dhe u kishte thënë punonjësve se njollat ishin krijuar pasi kishin therur bagëti.

Provat e mbledhura nga grupi hetimor, përfshirë edhe fashetat e gjetura në vendngjarje, kanë ngritur dyshime se Armand Shakaj nuk ka vepruar i vetëm. Për këtë arsye, hetimet vijojnë edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund ta kenë ndihmuar si gjatë krimit, ashtu edhe gjatë arratisjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYFISHOHEN PAGESAT PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti
Previous article SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT