jë shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Gimaj të Shkodrës, ku objektiv ka qenë një automjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti i dëmtuar është në pronësi të shtetasit Leonard Ftoni. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm. Hetimet janë përqendruar edhe në përcaktimin e motiveve që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.


