• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

6 July, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Është prezantuar sot Programi Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Evropian, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, me synim mbështetjen dhe përgatitjen e sipërmarrjeve shqiptare drejt Tregut Unik Europian.

Në aktivitet, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e përgatitjes së biznesit shqiptar për sfidat që sjell procesi i integrimit në BE, duke e cilësuar atë si një transformim të pashmangshëm.

“Guximi shpërblen kur mbështetet nga një vizion i qartë, nga një vullnet i fortë dhe nga ideja se e ardhmja nuk ndalet, ajo vjen, ndërsa e shkuara nuk kthehet, ka ikur. Këtu jemi pikërisht për të ardhmen që vjen dhe për t’u përballur me ndryshimin që po afrohet me shpejtësi, që është anëtarësimi në BE,” u shpreh Rama.

Ai tha se qeveria ka angazhuar krijimin e këtij programi kombëtar, i cili do të mbështetet edhe nga ekspertiza e UNDP-së, me qëllim ofrimin e asistencës profesionale për sipërmarrjen shqiptare.

Rama theksoi se rritja e mbështetjes për biznesin, veçanërisht për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, është thelbësore në këtë fazë. Kryeministri njoftoi gjithashtu programin “Dyfisho biznesin tënd”, i cili do të shoqërohet me një garanci sovrane dhe një portofol financimi për sipërmarrjet që synojnë zgjerim dhe zhvillim.

“Jemi në kushtet kur na duhet nga njëra anë të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen. Ky është sistemi ku pa sipërmarrësin ka vetëm iluzione dhe humnera pas tyre. Për këtë arsye ne duam që në radhë të parë sipërmarrja e vogël dhe e mesme shqiptare të ketë sot shansin që nëse ka kapacitetin e kurajën e mjaftueshme, e idesë së qartë për të nesërmen dhe të vullnetit të domosdoshëm për ta çuar përpara me kurajë- të ketë mbështetjen tonë dhe mbështetja jonë për këtë kategori është domethënëse që do të materializohet në ditët e ardhshme të programit kombëtar ‘Dyfisho biznesin tënd’. Një garanci sovrane dhe një portofol financimi në mbështetje të gjithë atyre që do duan të ngjiten më lartë, të rrisin volumin dhe të përgatiten për të mos u goditur nga era e fortë e këtij transformimi”, tha Rama

Sipas tij, mbështetja do të realizohet përmes linjave të kreditimit nga Banka e Shqipërisë dhe marrëveshjeve me bankat e nivelit të dytë, duke u dhënë bizneseve akses më të lehtë në financim.

“Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm që ka gjithçka përveç financimit do ketë financimin, falë linjës së kredisë së BSH dhe marrëveshjet që kemi bërë me banka të nivelit të dytë. Ne nuk do të ndalemi te një kuotë financimi se ajo që kemi parashikuar, nëse do kemi nevojë për më shumë do bëjmë më shumë. Por pikërisht për të lehtësuar këtë proces do të shërbejë dhe asistenca për përgatitjen e planeve të biznesit”, tha kreu i qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
Previous article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

s.autor

Postime të ngjashme

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT