olicia e Vlorës ka arrestuar në Dhërmi shtetasin Granit Pepnikaj, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik.
Sipas njoftimit zyrtar, Pepnikaj u kap në zonën e Drimadhës, ku ishte fshehur në një rezidencë, gjatë operacionit policor të koduar “Rrjetet”, i organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Bashkë me të u arrestua edhe shtetasi me iniciale Xh. H., 31 vjeç, gjithashtu i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Sipas Policisë, ndaj Granit Pepnikajt, 29 vjeç, Gjykata e Tiranës kishte caktuar më 30 prill 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg”, nën dyshimet për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Ndërsa ndaj shtetasit Xh. H., Gjykata e Tiranës kishte vendosur të njëjtën masë sigurie më 13 prill 2026.
Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin dy të kërkuarit, efektivët sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Po ashtu, në momentin e operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.


