• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËR 32 DITË PROTESTOI ME DJALIN E TIJ TË SËMURË/ Pas arrestimi mblidhen mbi 95 mijë euro për Altin Hilën
Home
Aktualitet
Kronikë

PËR 32 DITË PROTESTOI ME DJALIN E TIJ TË SËMURË/ Pas arrestimi mblidhen mbi 95 mijë euro për Altin Hilën

3 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është hapur një fushatë në GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij, pas arrestimit të tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë  para Kuvendit. Hila mori pjesë në protestë për 32 ditë me radhë, i shoqëruar nga djali i tij i sëmurë, i cili është person me status invaliditeti. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, Hila ushqen në protestë djalin e tij direkt në stomak me anë të një shiringe.

Organizatorët e nismës shprehen se familja ndodhet në vështirësi ekonomike dhe pretendojnë se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e lënë familjen në një situatë edhe më të rënduar.

“Në shenjë solidariteti me atdhetarin tonë Altin Hila, po organizojmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e familjes së tij”, thuhet në përshkrimin e fushatës. Deri tani, sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, janë mbledhur mbi 95 mijë euro nga donatorë të ndryshëm për të ndihmuar familjen Hila.

Fushata e sensibilizimit

Në shenjë solidarizimi per atdhedashësin tonë z. Altin Hila qe protestoi për 32 dite me fëmijën e tij të paralizuar, si nga fotot e bashkangjitura me status invalidi, po bëjmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situaten e tyre familjare.
Përveç faktit që shteti nuk ka ndihmuar ekonomikisht ndër vite, sot ai është dhunuar nga Policia e Shtetit gjatë protestës dhe është arrestuar, duke lënë familjen në gjendje akoma më të mjerueshme pa prezencën e tij fizike.
Kontakti direkt me bashkëshorten e z. Hila, zonja Lindita 686630634.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë
Previous article DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990: Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda...

s.autor

Postime të ngjashme

\'MJAFT, ËSHTË MJAFT"/ Sky News: Protestat janë kthyer në revoltë ndaj Edi Ramës! Policia përdori gaz lotsjellës... Aktualitet

\'MJAFT, ËSHTË MJAFT"/ Sky News: Protestat janë kthyer në revoltë ndaj Edi Ramës! Policia përdori gaz lotsjellës...

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT