Pas katër ditësh lufte me jetën në spital, një punëtor 27-vjeçar shqiptar i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni prej druri në Via Gorghizzolo në Due Carrare më 26 qershor, vdiq në një spital në Padova (30 qershor).
I identifikuar si Florian Cani, banor i Gemona del Friuli, ai humbi menjëherë ndjenjat pas ngjarjes. I riu u transportua në spital me ambulancë ajrore dhe u shtrua në kujdes intensiv, ku mori kujdes të plotë mjekësor. Megjithatë, në fund, mjekët mundën vetëm ta shpallnin të vdekur.
Viktima, një banor i provincës së Udines, nuk e rifitoi kurrë vetëdijen. Menjëherë pas incidentit, karabinierët nga Kompania Abano dhe teknikët e Spisal mbërritën në Due Carrare dhe kryen të gjitha testet e nevojshme.
“U bë menjëherë e qartë se gjendja e tij shëndetësore ishte e dëmtuar. Viktima e 30 qershorit është një tjetër qytetar që vdes në provincën e Padovës ndërsa ishte në punë. Një gjurmë tronditëse gjaku që të lë pa fjalë dhe të bën të reflektosh shumë. Familja e njëzet e shtatë vjeçarit është e tronditur, pasi shpresoi deri në fund për një mrekulli, e cila për fat të keq nuk u realizua kurrë”, informon media italiane ( foto poshtë vendi i ngjarjes).
padova florjan cani
Roberto Toigo, sekretar i përgjithshëm i Uil Veneto:
“Rajoni i Venetos mban zi për një tjetër vdekje në vendin e punës: pas katër ditësh në spital, punëtori shqiptar i shtypur nga një shtyllë në Due Carrare ka ndërruar jetë. Lista për fat të keq po rritet, në një vit që e ka rikthyer rajonin tonë në zonën e kuqe për aksidente fatale. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të kthehen në plan të parë të debatit publik, me një angazhim kolektiv, ku secili prej nesh ndan pjesën e tij të përgjegjësisë, për të përmbysur këtë trend tragjik”.


