• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pikëpyetjet mbi SPAK/ Këshilli i Prokurorisë rrezikon ngritjen e strukturës
Home
Breaking News

Pikëpyetjet mbi SPAK/ Këshilli i Prokurorisë rrezikon ngritjen e strukturës

1 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Organet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ai i Prokurorisë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ku përfshihet edhe Byroja e Hetimit, duhet të ishin ngritur që në pranverë, por me shumë gjasa nuk do të jenë funksionale as këtë dimër.

Shumë faktorë janë bërë bashkë për një vonesë kaq të gjatë, por dy prej tyre janë më kryesorët. Së pari, është nisja me shumë vonesë e punës së organeve të rivlerësimit.

Që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë të plotësojnë vendet duhet që më parë të bëhet vettingu për kandidatët, të cilët vijnë nga brenda sistemit.

Ata janë 33 kandidatë për 12 vende gjithsej, 6 të gjyqësorit dhe 6 të Prokurorisë. 10 vende të tjera në të dy këshillat duhet të plotësohen nga juristë që vijnë nga jashtë sistemit.

Këtu qëndron pengesa e dytë dhe më e paparashikueshmja. Ligji përcakton se ata duhet të vijnë nga radhët e avokatisë, pedagogjisë dhe shoqërisë civile. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor lista e kandidatëve është plotësuar muaj më parë, por për Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimarrja e Parlamentit ka mbetur pezull për shkak se nuk ka kandidatë të kualifikuar nga shoqëria civile.

Komisioni ad hoc që mbikëqyr këtë proces konfirmoi për Top Channel se “ka qenë në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit 3 kandidaturat, pavarësisht 4 thirrjeve publike për pjesëmarrje.

“Bazuar në këto thirrje, që nga shkurti deri në tetor, 9 nga 10 kandidaturat e mbërritura janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore. Komisioni vlerëson se kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP të ardhura nga shoqëria civile”, thotë Komisioni i Shoqërisë Civile.

Për të treguar se vendimarrja ka qenë e drejtë, Komisioni përmend edhe një fakt jo të zakontë, përballjen ligjore me të skualifikuarit.

“Komisioni është përballur me 4 procese gjyqësore të iniciuara nga kandidatët e skualifikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjykata në të gjitha këto raste ka rikonfirmuar vendimarrjen e Komisionit duke e lenë atë në fuqi”, shton Komisioni.

Në kushtet kur shoqëria civile nuk sjell kandidatë, që SPAK të mos dështojë, ligjvënësit mbeten të rimarrin sërish në dorë fatin e reformës në drejtësi dhe të ndryshojnë ligjin prej nga varet ngritja e SPAK-ut.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama e emëroi Prefekt në Durrës, por për kapitenin ka një kallëzim penal dhe një gjobë
Previous article Napoli kalon në epërsi ndaj City-t, ja autori i golit (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT