• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga 1 në kërkim (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga 1 në kërkim (EMRAT)

29 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grup që dyshohet se kishte kthyer vjedhjet duke thyer automjete dhe banesa në “biznes” është goditur në Sarandë. Pas hetimeve të Policisë janë arrestuar katër persona, ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin në bashkëpunim dhe, vetëm gjatë periudhës 25-27 qershor, kanë kryer gjashtë vjedhje në zona të ndryshme të Sarandës. Ata dyshohet se kanë thyer xhamat e pesë automjeteve dhe kanë hyrë edhe në një banesë, duke marrë shuma parash, laptopë, tableta, sende me vlerë dhe dokumente personale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus” u arrestuan në flagrancë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës; Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë; Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç.

Gjatë operacionit të koduar “Focus”, Policia sekuestroi një laptop dhe një telefon celular që dyshohet se janë të vjedhur, si dhe një automjet që dyshohet se përdorej nga grupi për kryerjen e vjedhjeve.

Hetimet vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për të verifikuar nëse grupi është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Njoftimi i plotë i Policisë

” Sarandë / Veprime intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.
Finalizohet operacioni i koduar “Focus”. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes me thyerje, në automjete/banesa, gjatë javës së kaluar. Identifikohen 5 pjesëtarët e grupit që kryente vjedhjet. Kapen dhe vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.   Sekuestrohen laptop dhe celular, të dyshuar të vjedhur, si dhe 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve.  Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u finalizua operacionin i koduar “Focus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

-B. A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.  Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal.   Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI I MADH PËRFSHIN LLAKATUNDIN/ Era e fortë përhap me shpejtësi flakët
Previous article KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI I MADH PËRFSHIN LLAKATUNDIN/ Era e fortë përhap me shpejtësi flakët Aktualitet

ZJARRI I MADH PËRFSHIN LLAKATUNDIN/ Era e fortë përhap me shpejtësi flakët

"MË PUSHKATONI..."/ Gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë Aktualitet

"MË PUSHKATONI..."/ Gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh Aktualitet

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT