• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës
Home
Breaking News

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

27 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej 4 vitesh tashmë, shoferët më të pabindur të rrugës, ata që konsiderohen “bomba të qarkullimit”, dhe që thyejnë më së shumti rregullat dhe rrjedhimisht humbasin patentën, nuk e kanë aspak të lehtë për ta rifituar. Me ndryshimet e Kodit Rrugor të qershorit 2022 dhe hyrjen e sistemit të pikëzimit të patentave, për këtë kategori shoferësh, për të rimarrë të drejtën e drejtimit të mjetit duhet sërish rikthimi në autoshkollë nga e para.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 4 vite, qershor 2022 deri në qershor 2026, kërkesën për të rimarrë sërish patentën që e humbën pas mbarimit në total të 20 pikëve, e bënë 3,402 persona përmes regjistrimit në autoshkolla. Ky është vetëm numri i regjistrimeve, pasi një pjesë e madhe e atyre që e kanë humbur përfundimisht patentën, nuk rikthehen për arsye të ndryshme.

Megjithatë, të rikthehesh në autoshkollë, pasi ke qenë disa vite shofer, nuk është dhe aq e thjeshtë. Vetëm 470 persona kanë mundur ta marrin sërish patentën, thënë ndryshe 13.8%. Në fakt ky është synimi i ligjit, që “bombat e rrugës” ta kenë sa më të vështirë për t’iu rikthyer timonit dhe të rrezikojnë të tjerët. Në provimin e fundit të dhënë në DPSHTRR, morën pjesë 43 të riregjistruar, por vetëm 7 prej tyre u ripajisën me patentë.

Pse është kaq e vështirë të rimerret patenta?
Nese ata që duan të marrin patentë për herë të parë kanë disa lëshime, nga dhënia e testimit teorik për 5 herë në 6 muaj, apo tolerimi me 4 gabime, nga 40 pyetje në total, e njëjta gjë nuk ndodh kur tenton të rimarrësh patentën pasi ke humbur pikët. Fillimisht duhet të regjistrohesh në autoshkollë, të bësh pagesat, të mbyllësh kursin teorik dhe të paraqitesh për provim, te cilin ke vetëm 1 mundësi për ta marrë dhe jo 5 herë.

Nëse në këtë mundësi të vetme bën qoftë edhe një gabim, nuk kualifikohesh. Testimi i kësaj kategorie bëhet një herë në muaj, i monitoruar nga kamerat. E nëse do sërish të luftosh për të marrë patentën duhet të rikthehesh sërish në autoshkollë në të njëjtin cikël, me pagesa nga fillimi. Pra, synimi është që problematikëve të rrugës, t’iu nxihet jeta për t’u bërë sërish shoferë.

Si hiqet patenta sipas Kodit Rrugor?

Një person i pajisur me patentë, ka në dispozicion 20 pikë, të cilat me kalimin e kohës mund të zbriten nëse kryen shkelje rrugore. Aktualisht, shkelja më e rëndë ku patenta hiqet është kur shoferi i dehur me më shumë 1.5 g/l. Edhe kjo do të ndryshojë shumë shpejt në ashpërim më të madh, sapo ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të botohen në fletoren zyrtare. Të dehurit në timon që janë ripërsëritës në vlerën 0.5 g/l, u hiqet përgjithmonë patenta, pa asnjë të drejtë rimarrje të saj.

Në kushte të tjera, kur shoferi ka kryer aksident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, i hiqen 15 pikë, duke ngelur vetëm me 5. Në vijim, mjafton të mos i ndalosh policisë kur ata ta bëjnë me shenjë, që të hiqen edhe ato 5 të mbetura, duke ngelur me zero pikë. Në këtë rast mundësia e vetme është rikthimi në autoshkollë me rregullat strikte të rimarrjes.

Shkelje të tjera që u heqin pikë të konsiderueshme nga patenta janë edhe shoferët e droguar, 10 pikë herën e parë, shoqëruar me pezullim dhe 15 pikë nëse ripërsëritet brenda vitit. Megjithatë, shoferët e droguar nuk janë më thjesht subjekt të Kodit Rrugor, pasi referuar Kodit Penal, arrestohen dhe çdo masë tjetër është plotësuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi
Previous article VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

s.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku Aktualitet

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT