Në 100-vjetorin e krijimit të Prefekturës së Tiranës, personalitete të larta të shtetit, përfaqësues të institucioneve, ambasadorë dhe klerikë të besimeve fetare në vendin tonë u bënë bashkë për të festuar këtë përvjetor, ku Prefektura bën një shekull që nga krijimi i saj në vitin 1926.
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, vlerësoi punën dhe kontributin e paraardhësve të tij dhe institucioneve qendrore e vendore që bashkëpunojnë për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Reagimi
100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS
24 Qershor 1926 – 24 Qershor 2026
Në këtë përvjetor historik të Prefekturës së Tiranës, patëm nderin të mirëprisnim Presidentin e Republikës së Shqipërisë Sh.T. Z. Bajram Begaj, ministra, deputetë, ambasadorë, drejtuesit te komuniteve fetare ne shqiperi, drejtues te njesive të qeverisjes vendore, institucionesh shtetërore,prefektë dhe ish-prefektë, Akademike, artiste, sportiste dhe qytetarë të Tiranës etj,të cilët me praninë e tyre i dhanë vlerë dhe dinjitet kësaj dite të veçantë.
Ky jubile ishte një moment reflektimi mbi rrugëtimin 100-vjeçar të institucionit të Prefektit dhe kontributin e tij në forcimin e shtetit, ligjshmërisë dhe bashkëpunimit institucional.
Mirënjohje për të gjithë ata që ndër vite kanë shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm në këtë institucion.
100 vite histori.
100 vite përgjegjësi.
100 vite në shërbim të qytetarëve.


