• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja
Home
Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

25 June, 2026 s.autor Botë

Bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën mbrëmjen e së mërkurës ka shkuar në 164 të vdekur, njoftoi presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, sipas agjencive Reuters dhe AFP. Po kështu numri i të plagosurve ka shkuar në 971.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, thotë se përparësia është “shpëtimi i jetëve” dhe se autoritetet po punojnë për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nga ndërtesat e shembura. Duke folur më herët këtë mëngjes, Rodríguez tha se në orët e ardhshme Venezuela do të fillojë të presë punonjës shpëtimi nga vende të tjera, përfshirë SHBA-në, Republikën Dominikane, Meksikën dhe El Salvadorin. Ajo shton se hotelet dhe strehimoret janë në dispozicion për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe se të gjitha mësimet dhe aktivitetet që nuk janë thelbësore për shërbimet publike janë pezulluar.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej. Menjëherë pas tërmetit, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) dha një vlerësim mbi dëmet e mundshme ekonomike dhe viktimat në rajon. Ai e ka vlerësuar humbjen e mundshme të jetëve midis 10,000 dhe 100,000.

Pamjet që vijnë nga kryeqyteti Caracas tregojnë përmasa të mëdha shkatërrimi. Në lagjen Los Palos Grandes, një nga zonat më të goditura, qindra banorë kanë kaluar natën në sheshe, rrugë dhe automjete, të frikësuar nga lëkundjet e tjera të mundshme.

“Si mund të kthehesh të jetosh kështu? Është si një skenë filmi. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Kur mbërrita këtu, mbeta në shok”, tha një banore e zonës, ndërsa priste lajme për familjarët e saj.

Shumë qytetarë kanë nxjerrë nga shtëpitë vetëm disa batanije dhe sende të domosdoshme, duke zgjedhur të qëndrojnë në hapësira të hapura gjatë natës. Familje të tëra janë parë duke mbajtur në krahë kafshët e tyre shtëpiake, ndërsa të tjerë qëndrojnë pranë ndërtesave të shembura duke pritur informacione për të afërmit e bllokuar nën rrënoja.

Kryetari i bashkisë së Chacao-s, Gustavo Duque, raportoi të paktën 11 viktima vetëm në territorin e kësaj komune, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme në disa pjesë të kryeqytetit.

Autoritetet venezuelase kanë shpallur gjendje emergjence në zonat e prekura, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka nisur të mobilizojë ndihma humanitare për përballimin e pasojave të katastrofës.

Tërmetet e djeshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë ishin ndër më të fuqishmit që kanë goditur Venezuelën në më shumë se një shekull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit
Previous article FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

MELONI PËRPLASET ME RUTTE PAS DEKLARATAVE PËR IRANIN/ Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime Botë

MELONI PËRPLASET ME RUTTE PAS DEKLARATAVE PËR IRANIN/ Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT