• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

21 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në Sarandë dhe ka ndëshkuar poseduesin e tij me një masë administrative prej 530 mijë lekësh të rinj, pasi u konstatua se kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord.

Gjatë kontrolleve dhe patrullimeve përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan mjetin lundrues duke hyrë në zonën e përcaktuar për pushuesit, ku shumë persona po laheshin në det, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Nga verifikimet rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të parashikuara nga ligji dhe se në bord mungonte dokumentacioni i nevojshëm për lundrim.

“Shkeli perimetrin e sigurisë dhe nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon poseduesin me masë administrative 530.000 lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të parashikuara nga ligji, si dhe se në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit u vendosën masa administrative në vlerën totale 530.000 lekë të rinj, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Policia e Shtetit apelon ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse
Previous article "KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës Aktualitet

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT