• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët
Home
Sociale

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

20 June, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe me një shtim të virozave, të cilat sipas bluzave të bardha paraqiten kryesisht si gastroenterite, me simptoma si të vjella, temperaturë, dhimbje barku dhe diarre.

“Ka një shtim të virozave në verë sidomos kur ka një shkëputje të temperaturave nga të ftohta në menjëherë të nxehta. Praktikisht numri i pacientëve të rasteve akute ka një shtim, mund të jetë 7-8 raste në ditë por për këshillim thuajse janë të gjithë pacientët, mosha pediatrike, dhe geriatrike duhet t’ju japim këshillim të vazhdueshëm në këtë periudhë. Gjatë gjithë vitit ka viroza, kryesisht në stinën e verës ato paraqiten si gastroenterite dhe kapin traktin gastrointestinal, ndërsa në dimër kapin traktin respirator”, Melsena Hasanaj, mjeke familje.

Me qëllim parandalimin e virozave gjatë kësaj periudhe dhe forcimin e imunitetit, nutricionistët theksojnë rëndësinë e një ushqyerje të shëndetëshme dhe të balancuar.

“Sugjeroj 2-3 litra ujë në ditë dhe një konsum shumë të mirë, jo vetëm të perimeve dhe frutave të kësaj stine, pjepri, avocado, bajame, perime me gjethe jeshile dhe banane janë shumë të mira. Mishi i bardhë dy tre-herë në javë, pulën, peshkun, kosin, patjetër. Shalqi, pjepër, nektarina. Fëmijët sa më pak të skuqura, patatina, karamele sepse të gjitha bëjnë që të japin vlera ushqyese boshe. Të jenë vaktë lehta sidomos i drekës, në mënyrë që metabolizmi të jetë i mirë për të punuar”, Arlinda Garuci, nutricioniste

Pacientëve gjithashtu u rekomandohet të drejtohen fillimisht te mjeku i familjes dhe të shmangin vetëmjekimin, pasi ai mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore.

“Nuk është e këshillueshme që popullata të marrë vetëmjekim. Duhet patjetër të këshillohet me mjekun. Pasi ka raste që situate agravohet për shkak të mjekimit jo të duhur. Nuk është e këshillueshme që ata të vetëmjekohen, pavarësisht se mendojnë se kanë informacion nga burime të ndryshme duhet të konsultohen me mjekun”, shtoi Melsena Hasanaj, mjeke familje.

Në këto ditë të nxehta vere specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin disa këshilla dhe masa parandaluese.

“Është shumë e rëndësishme parandalimi i këtyre virozave dhe parandalimi i tyre është të ndjekësh disa këshilla. Hidratimi sa më i mirë, higjiena dhe përdorimi i ushqimeve të sigurta.”, theksoi Hasanaj.

“Të konsumojnë 2-3 litra ujë në ditë, plus kësaj janë edhe produkte të tjera të cilat mbajnë masë ujore duke filluar nga kafe, çaj, fruta, perime. Të jenë vakte të lehta, sidomos i drekës, në mënyrë që metabolizmi të mos jetë i ngarkuar dhe në periudhën e plazhit sa më shumë not.”, deklaroi Arlinda Garuci, nutricioniste.

Sipas specialistëve të shëndetit, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar për moshat e treta, fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...
Previous article DASMA NË SIÇILI/ Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT