I pandehuri Erion Alibej, i njohur ndryshe dhe si “Krymi” ka zgjedhur të bashkëpunojë në drejtësinë shqiptare, ku përmes dëshmive të dhëna para togave të zeza nxjerr zbuluar jo vetëm episodet kriminale të vrasjeve të bujshme të ndodhura ndër vite, por dhe paratë e pista që u investuan në ndërtime.
Prej rreth 3 vitesh Alibej po përdoret nga SPAK si dëshmitar në 6 dosje penale, ku e fundit është dosja nr. 287, që bën fjalë për 20 persona të arrestuar lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave në zonën e Zvërnecit, ndërtimet në Tiranë por jo vetëm, raporton gazetari Elton Qyno.
I njohur gjerësisht si personi i cili financoi 7 vrasjet e bujshme që janë pjesë e hetimeve të dosjes së njohur “Plumbi i Artë”, Alibej ka rrëfyer çdo gjë që di rreth krimeve të rënda që tronditën Shqipërinë ndër vite, pasi plumbat për hesap të pazareve të drogës u morë jetën dhjetarë të rinjve.
Mirëpo, “Krymi” prej vitesh bashkëpunim me drejtësinë, nuk u pyet kurrë për një nga ngjarjet më në qendër të veprimtarive kriminale.
Alibej nuk është marrë në pyetje në lidhje me autorët e vrasjes së familjarëve të Zenel alias Andon Mahmutit, që në Elbasan njihet me nofkën “Nel Çami”.
Sipas gazetarit Qyno, Alibej nuk ka treguar në SPAK për një konflikt që në Elbasan e njohin mirë, hasmërinë e vjetër mes familjeve Alikaj-Mahmuti nga njëra anë dhe Çaka-Spahiu nga ana tjetër.
Alibej duhet të ketë dijeni dhe të tregojë se kush ka organizuar, financuar dhe vrarë anëtarët e familjes së Zenel Mahmutit, shtetasit Emin Mahmuti, të birin e tij Xhelal Mahmuti, Pëllumb Mahmuti dhe për plagosjen e rëndë të Myzejen Qosja alias Mahmuti, shrkuan gazetari.
Po ahstu, Alibej duhet të çkyçë gojën dhe për hasmërinë mes familjes Alikaj në Elbasan dhe kushërinjve Everest Çaka dhe Arjan Spahiu.
Në dëshmitë e tij, Erjon Alibej alias “Krymi” pranon se i ka hyrë rrugës së vrasjeve për hakmarrje ndaj krimeve kundër familjarëve të tij, Endrit Alibej, dajës Arben Dylgjeri, kushëririt Andi Zylyfi, Sandër Bahos dhe mikut të tij turk, Erdal Duranay.
Pas rënies në burg dhe zbulimit të serisë së krimeve nga Nuredin Dumani, Erjon Alibej ka shfaqur pendesë të thellë me shpresën për të shpëtuar veten dhe familjarët nga ky kalvar krimesh të njëpasnjëshme.
Mirëpo me rrëfëeimin e bërë në SPAK ashtu edhe në gjykatë, i pandehuri Erjon Alibej nuk solli identifikimin e ndonjë ngjarjeje kriminale të re apo arrestimin e ndonjë personi tjetër, për të cilin SPAK nuk kishte dijeni.
Ai ka treguar mbi kalvarin e familjes së tij, që nisi me “luftën” ballore mes shokëve të fëmijërisë të familjes Çopja, Kel Kamamit, muhabetet që bënte me Suel Çelën, Arjan Spahiun, Sandër Bahon, Bujar Gërmizin, Florenc Çapjan, Kamer Mehjan e të tjerë dhe urdhrat apo financimet që realizonte për të kryer vrasjet me Arjan Spahiun dhe Nuredin Dumanin.
Vrasjet e realizuara në segmentin Durrës-Rrogozhinë-Peqin-Bradashesh-Elbasan dhe financimin e tyre i kanë treguar tre të penduar të tjerë para Erjon Alibejt.
Pendesa e Alibejt është realizuar dy vite pasi u arrestua nga prokurori i Elbasanit, Ritvan Suka.
Dhe kjo pendesë erdhi dy vite pasi bashkëpunëtorët e tjerë të SPAK-ut, Euglen Halili, Henrik Hoxhaj (i përjashtuar) dhe Nuredin Dumani, kishin treguar një pjesë të mirë të dinamikave kriminale të drejtuara dhe financuara nga Erjon Alibej.
Më 29 qershor 2023, Erjon Alibej lidhi një kontratë pendese me Prokurorinë e Posaçme SPAK, të mbështetur në 7 pika, ku mes të tjerash Alibej do të tregonte çdo gjë pa rezerva dhe prokurorët e SPAK-ut merrnin përsipër uljen e dënimit ose përjashtimin e dënimit të mbetur.
Kjo nuk është kontrata e pendesës, por kontrata e shpresës për të shpëtuar nga burgimi i përjetshëm, Erjon Alibej.
Që nga mesi i vitit 2023 dhe deri në mesin e vitit 2026, i penduari i SPAK-ut vijon të dëshmojë si i penduar në 6 dosje penale, ku në disa prej tyre ai nuk ka lidhje, as për të sqaruar pozicionin kriminal të tij dhe as për pozicionin e familjarëve dhe miqve të tij.
Së fundmi, Erjon Alibej është shfaqur si dëshmitar i penduar edhe në dosjen nr. 287 të vitit 2021, në të cilën SPAK ka proceduar për akuza të ndryshme 20 persona.
Më 3 prill 2026, Erjon Alibej është pyetur në SPAK si dëshmitar i drejtësisë, duke deklaruar:
“…lidhur me lidhjen e Arturit alias Luciano Koçeku me biznesmenin Ilir Shtufi, në ndërtimet e kryera, ia ka komunikuar edhe personalisht Artur Koçeku se po investonte në ndërtim me të dhe se në bashkëpunim me të, duke e financuar ‘cash’ në shuma monetare të larta, fakt që ka dijeni edhe nga shoqëria e përbashkët, pasi Artur Koçeku sillej si një pronar në objektet që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi, si edhe për faktin se më vonë këta persona dhe të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë futur lekë cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuara të ndërtuara prej tij…”.
Ai ka treguar se këto informacione ia ka treguar vetë Artur Koçeku, të cilin e ka pasur shok. Dhe thënien që ia ka bërë Artur Koçeku, Erjon Alibej, pas më shumë se 8 vitesh, ua tregon prokurorëve të SPAK-ut për të zbuluar bashkëpunimet në pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.
Dëshmia e Erion Alibeajt, si “Krymi” u dakordësua për bashkëpunim me drejtësinë shqiptare:
“…kur vendosa të trokas në institucionin tuaj për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe te familjarët e mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu hakmarrjen për ato që mua dhe familjes sime i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në dorë gjithçka drejtësisë…”.
6 dosjet për të cilat Alibej ka dhënë dëshminë:
Dosja e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit
Dosja nr. 75, Henrik Hoxha, Nuredin Dumani e të tjerë
Dosja e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt
Dosja e Franc dhe Hajdar Çopja e të tjerë
Dosja e Suel Çelës, dy gazetarëve dhe të tjerëve
Dosja e Artur Shehut, Artur Koçekut e të tjerë.


